LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut lanson raketa me rreze të shkurtër veprimi në sfidë ndaj administratës Biden

Koreja e Veriut lanson raketa me rreze të shkurtër veprimi në sfidë ndaj administratës Biden

Koreja e Veriut lansoi raketa të shumta me rreze të shkurtër veprimi fundjavën e kaluar, pasi denoncoi Washingtonin për vazhdimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.

Sipas The Washington Post, përcjell Telegrafi, testet e raketave, të cilat nuk janë raportuar më parë, përfaqësojnë sfidën e parë të drejtpërdrejtë të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ndaj presidentit amerikan Joe Biden, ndihmësit e të cilit nuk kanë përshkruar ende qasjen e tyre ndaj kërcënimit bërthamor të regjimit mes një rishikimi të vazhdueshëm të politikës SHBA-Kore e Veriut.


Për javë të tëra, zyrtarët e mbrojtjes amerikane paralajmëruan se inteligjenca tregonte se Koreja e Veriut mund të kryente prova raketore.

"Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme...”: Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut vjen me një paralajmërim për administratën e re të SHBA-së
Lexo po ashtu "Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme...”: Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut vjen me një paralajmërim për administratën e re të SHBA-së

Regjimi ngriti ankesat e tij në lidhje me ushtrimet ushtarake amerikane javën e kaluar kur motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jong, lëshoi një paralajmërim drejtuar administratës së Biden.

“Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të mos bëni gjëra që nga fillimi që do t’ju bëjnë të prishni gjumin”, citohet të ketë thënë ajo.

Testet vendosin presion të ri mbi Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një strategji për të adresuar një kërcënim bërthamor që ia ka ndërlikuar punën administratave të njëpasnjëshme për dekada me radhë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori