LAJMI I FUNDIT:

“Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme…”: Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut vjen me një paralajmërim për administratën e re të SHBA-së

“Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme…”: Motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut vjen me një paralajmërim për administratën e re të SHBA-së

Motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë akuza në drejtim të SHBA-së dhe Koresë së Jugut të martën, njoftoi media shtetërore, ndërsa sekretarët e rinj të shtetit dhe mbrojtjes amerikane filluan një vizitë në Tokio dhe Seul.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, SHBA dhe Jugu filluan stërvitje të përbashkëta ushtarake javën e kaluar dhe gazeta zyrtare e Pyongyang, “Rodong Sinmun” transmetoi një deklaratë nga Kim Yo Jong duke ofruar “një këshillë për administratën e re të Shteteve të Bashkuara që po lufton për të përhapur erën e barutit në tokën tonë nga përtej oqeanit”.


“Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të mos bëni gjëra që nga fillimi që do t’ju bëjnë të prishni gjumin”, citohet të ketë thënë ajo.

Kjo vlerësohet si referenca e parë e qartë nga Veriu i armatosur edhe me armë bërthamore për një president të ri në Uashington, më shumë se katër muaj pasi Joe Biden u zgjodh për të zëvendësuar Donald Trump – edhe pse ende nuk e përmendte Demokratin me emër.

Seuli dhe Uashingtoni janë aleatë të traktatit, me SHBA-të që vendosin rreth 28,500 trupa në Jug për ta mbrojtur atë kundër fqinjit të saj dhe ata filluan stërvitje të përbashkëta të simuluara javën e kaluar.

Dhe Veriu gjithmonë dënon stërvitje të tilla si përgatitje për pushtim dhe në deklaratën e saj, Kim Yo Jong tha: “Qeveria e Koresë së Jugut përsëri zgjodhi ‘Marshin e Luftës’, ‘Marshin e Krizave’, para një ‘Marshi të ngrohtë’ para të gjithë njerëzve”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori