LAJMI I FUNDIT:

Kallëzim penal kundër Aleksandar Vuçiqit

Kallëzim penal kundër Aleksandar Vuçiqit

Presidenti i partisë serbe të Lirisë dhe Drejtësisë, Dragan Gjilas, njoftoi se ka bërë padi penale kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ministrit të Financave, Sinisa Malit, shefit të shërbimit të informacionit të Partisë Progresive Serbe, Vladanka Maloviq dhe disa të tjerëve.

Gjilas është raportuar se ka kompani dhe llogari bankare në Mauritius dhe Hong Kong, shkruan N1.

Duke iu drejtuar shtypit, opozitari tha se ngriti akuza kundër pesë personave sepse, siç shprehet ai, ata “përgatitën, shpërndanë dhe më vonë, bazuar në ato dokumente false”, transmeton Telegrafi.


“Presidenti foli në televizion nga Abu Dhabi për katër ditë se unë kisha një llogari në Mauritius në të cilën unë depozitova paratë e vjedhura. Të hënën, kreu i shërbimit të informacionit SNS-ë, Vladanka Maloviq, njoftoi tekstin kërkimor të Veçernji Novosti. Kjo tregon qartë se Vladanka Maloviq dhe Vuçiq kishin informacione rreth asaj që Veçernje novosti do të botonte, domethënë se ato ishin pjesë e tërë procesit. Ekzistojnë dy mundësi – njëra është që Veçernje Novosti, para se të publikojë diçka, ia përcjell atë presidentit dhe shërbimit të informacionit të SNS-së, dhe tjetra, shumë më e mundshme, që ata të kenë marrë ato dokumente nga këta njerëz. Kjo është arsyeja pse unë ngrita kallëzime penale kundër kryeredaktores së Veçernji Novsoti dhe kundër Andrijana Neshiqit, e cila tundi këto dokumente në publik”, deklaroi Gjilas.

Djilas gjithashtu paraqiti një kallëzim penal kundër ministrit, Sinisa Mali sepse, siç tha ai, “ishte mysafir i televizioneve për pesë ditë” dhe gjithashtu “në bazë të këtyre gazetave false, ai bëri pretendime se unë kisha shkelur ligjet e Republikës të Serbisë”.

Ai kujtoi se Deutsche Bank mohoi që kishte një degë në Mauritius dhe deklaroi se ishte çështje falsifikimesh gjersa pohoi se e njëjta gjë ndodhi me “letrën e pretenduar nga banka në Hong Kong”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori