LAJMI I FUNDIT:

Apeli lë në paraburgim dy persona për keqpërdorim të votave

Apeli lë në paraburgim dy persona për keqpërdorim të votave

Gjykata e Apelit, ka njoftuar se ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurve A.K dhe S.M. Kështu, Apeli i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.03.2021.

Në njoftimin e bërë nga Gjykata e Apelit thuhet se A.K. dhe S.M. po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprat penale: “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK); dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga nenin 212 par.4 lidhur me nenin 31 të këtij kodi.

“Gjykata e Apelit vlerësoi se ka bazë ligjore për caktimin e masës së lartë cekur ndaj të pandehurve, meqenëse ekziston dyshimi i bazuar ata kanë kryer veprat penale, për të cilat po dyshohen, e po ashtu ekzistojnë rrethana të posaçme që e bëjnë të besueshme friken se me gjetjen e tyre në liri, mund të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale, të ndikojnë në prova ose dëshmitarë apo edhe ta përsërisin veprën penale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori