LAJMI I FUNDIT:

Avni Dehari dhe Adelina Grainca pritet të udhëheqin seancën konstituive të legjislaturës së tetë

Avni Dehari dhe Adelina Grainca pritet të udhëheqin seancën konstituive të legjislaturës së tetë

Brenda pak minutash pritet të fillojë seanca konstituive e legjislaturës së tetë e Kuvendit të Kosovës.

Kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër në moshë, e që në ketë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje. Gjithashtu, krahas Deharit do të jetë edhe deputetja më e re e zgjedhur në këtë legjislaturë Adelina Grainca nga Partia Demokratike e Kosovës,  transmeton Telegrafi.


Dehari kishte kandiduar për herë të parë për deputet, dhe është radhitur ndër më të votuarit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 58 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 19 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të ketë tetë ulëse.

Adelina Grainca duke votuar më 14 shkurt

Ndërkaq, nga komunitetet, Lista Serbe ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara. Dy ulëse ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës. Nga një ulëse kanë fituar Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Socialdemokrat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori