LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Besa dhe Prishtina nuk lejojnë befasi

Hendboll: Besa dhe Prishtina nuk lejojnë befasi
(Foto: kosovahandball.info)

Besa Famgas e Prishtina nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e xhiros së 23-të Superligës A.

Kampionia Besa, me shumë debutues në përbërje, ka fituar në udhëtim ndaj Drenicës me rezultat 43-21.


Prishtina fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultatin 45-28, shkruan në faqen e FHK-së.

Besa ka vetëm fitore dhe udhëheq në tabelë me 46 pikë. Prishtina është e dyta me 37 pikë.

Në Superligën B u luajt java e 21-të. Të premten, Vushtrria fitoi 40-35 ndaj Prizrenit. Të shtunën, Llapi e mposhti Zhegrën me rezultat 38-35.

Zhegra udhëheq me 19 pikë. Nga 16 tani i kanë Vushtrria e Llapi. Prizreni është i fundit me tri pikë.