LAJMI I FUNDIT:

Pas humbjes nga Ballkani, Idrizi: Trepça ’89 ishte e lodhur

Pas humbjes nga Ballkani, Idrizi: Trepça ’89 ishte e lodhur

Trepça ’89 pësoi humbje në shtëpi nga Ballkani me rezultat 2-0, duke lëshuar kështu tre pikë mjaftë të rëndësishme në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës.

Trajneri i skuadrës nga Mitrovica, Shpëtim Idrizi ka lavdëruar paraqitjen e kundërshtarëve pas ndeshjes, derisa shtoi se lojtarët e tij ishin të lodhur.

“E kemi ditur që të jetë ndeshje e fortë pasi Ballkani ka super-skuadër. E morëm një gol që nuk ke as aksion”, ka thënë strategu i Trepçës ’89 pas ndeshjes për Art Sport.


Bledi Shkëmbi vlerëson lartë tre pikët e marra në udhëtim te Trepça '89
Lexo po ashtu Bledi Shkëmbi vlerëson lartë tre pikët e marra në udhëtim te Trepça '89

“U munduam, patëm raste për të barazuar rezultatin dhe po ta barazonin rezultatin do të ishte më ndryshe. Ballkani i shfrytëzoi rastet dhe na ndëshkoi. Ballkani ka lojtarë cilësore që e bëjnë diferencë. Ekipi ishte i lodhur pasi luajtëm në Kupë. Ky pushim do të jetë i mirë për lojtarë”.

“Pasi kemi rënë prej Kupës, objektivi ynë është që të mbetemi në Superligë”, përfundoi Idrizi.

Trepça ’89 zë vendin e gjashtë me 32 pikë pas 26 ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/