LAJMI I FUNDIT:

Verratti ‘godet’ Mbappen: Neymari është lojtari më i rëndësishëm i PSG-së

Verratti ‘godet’ Mbappen: Neymari është lojtari më i rëndësishëm i PSG-së

Mesfushori italian, Marco Verratti ka shprehur bindjen e tij se braziliani Neymar është “lojtari më i rëndësishëm” i Paris Saint-Germain.

Neymar u bë lojtari më i shtrenjtë në botë kur u bashkua me PSG-në nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017, por është penguar nga një seri dëmtimesh të ngurta.

Braziliani sapo u kthye në stërvitje pas një muaji jashtë nga një problem me auktorin, por Verratti ende nuk ka dyshime në lidhje me cilësitë që ai mund t’i sjellë ekipit kur është plotësisht i aftë.


Përpara ndeshjes vendimtare të PSG-së në Ligue 1 kundër Lyonit këtë fundjavë, Verratti ka folur në konferencë shtypi duke lavdëruar Neymarin, ndërsa nga mediat po cilësohet edhe si ‘goditje’ ndaj Kylian Mbappe.

“Unë ende e shoh Neymarin shumë të fortë. Edhe nëse ai ka qenë jashtë për tre, katër ose pesë javë, ai është pothuajse gjithmonë më i miri në stërvitje”, ka thënë fillimisht Verratti.

“Ai është një lojtar që është teknikisht i mahnitshëm dhe nuk humbet asgjë”.

“Ne jemi shumë të lumtur që e shohim përsëri, mendoj se ai është lojtari më i rëndësishëm për ne”, përfundoi mesfushori italian.

Ndryshe, 28-vjeçari brazilian ka shënuar 13 gola nga 18 ndeshje deri më tani këtë sezon, duke përfshirë gjashtë në Ligën e Kampionëve dhe gjashtë në Ligue 1, dhe gjithashtu ka krijuar edhe gjashtë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Skautët e Chelseat vëzhgojnë nga afër Edon Zhegrovën, planifikohet transferimi në janar

Premier League
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Kalo në kategori