Pandemia ka thelluar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve për 35 për qind në krahasim me periudhën para pandemisë. Derisa të parët edhe gjatë krizës me sëmundjen COVID-19 kanë vazhduar të rrisin pasurinë e tyre, të varfërve u është përkeqësuar gjendje ekonomike-sociale për shkak të masave të ndryshme për mbrojtje nga pandemia, që kanë çuar në humbjen e vendeve të punës, shkurtimin e pagave, rritjen e kostos për jetesë e pasoja tjera.
Me këto vlerësime ka dalë Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Analiza në Maqedoninë e Veriut, sipas së cilës, për shkak të masave, vendet e punës janë zvogëluar për 2.7 për qind. Ekspertët e qendrës thonë se për shkak të pandemisë, të rinjtë dhe gratë e punësuara janë goditur më së shumti dhe të cilëve pagat u janë ulur deri në 30 për qind.
“Derisa kemi thellim të hendekut mes këtyre dy kategorive, atëherë me të drejtë konstatojmë se gjatë pandemisë, më të varfrit janë bërë më të varfër, kurse të pasuritë kanë vazhduar të shtojnë pasurinë e tyre. Kjo kryesisht ndodh për shkak të uljes së të ardhurave në sektorin privat. Ulja e vëllimit të punës vetvetiu çon në uljen e të ardhurave personale. Kompanitë gjithashtu kanë hequr dorë nga pagesat shtesë, shpërblimet, bonuset dhe kjo gjithashtu ka rritur pabarazinë sepse realisht kemi humbur shumë vende pune”, ka deklaruar Viktor Mitevski nga Shoqata për Kërkime dhe Analiza.
Të dhënat e Entit të Punësimit bëjnë të ditur për së paku 18 mijë persona kanë humbur punës gjatë pandemisë, kryesisht në sektorin privat, por jo zyrtarisht ky numër shkon deri në 50 mijë persona, meqë shumë kompani, siç bëhet e ditur, nuk kanë dorëzuar të dhënat në institucionet përkatëse.
Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore thotë për Radion Evropa e Lirë se rritja e varfërisë ka të bëjnë kryesisht me masat shtetërore, të cilat nuk ishin dedikuar për punëtorët, por për kompanitë.
“Normalisht se masat shtetërore kryesisht ishin të fokusuara drejtpërdrejt te kompanitë dhe shumë pak te qytetarët e zakonshëm apo tek ata të papunët, të cilët i mbështesin në ndonjërën nga fazat e ndihmës me 6 mijë denarë (100 euro) apo 9 mijë denarë (150 euro), por që ishin tërësisht të pamjaftueshme për të përballuar nevojat elementare ditore apo edhe mujore të një familjeje. Në këtë drejtim, vlerësoj se përfituesit më të mëdhenj të masave rezultuan të jetë ata që bën qarkullimin më të madh të parave gjatë krizës, kompanitë apo personat më të pasur”, thekson Halili.
Se ndihma shtetërore është ndarë vetëm për kompanitë flet edhe analiza e Qendrës për Kërkime Ekonomike dhe Analiza, sipas së cilës, ndihma shtetërore përmes paketave të krijuara të masave ekonomike, është shpërndarë proporcionalisht te kompanitë. Mbështetje më të madhe ka marrë industria e tekstilit, ose rreth 11 për qind e mjeteve totale të siguruara. Ekspertët e Qendrës kërkojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut që masat të projektohen më mirë dhe që ndihma të shkojë direkt te punëtorët.
Sipas tyre, aplikimi i tatimit progresiv do të ishte një nga mënyrat për ta zvogëluar hendekun midis të pasurve dhe të varfërve. Por, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi ka vlerësuar të kundërtën.
“Tatimi progresiv mund ta thellojë edhe më shumë hendekun midis të pasurve dhe të varfërve sepse lufta nuk është e drejtpërdrejtë. Ne po bëjmë gjithçka për të ndihmuar si kompanitë ashtu edhe punëtorët. Deri tani kemi ndarë ndihma të theksuara përmes katër pakove ekonomike. Jemi në fazë të miratimit edhe të pakos së pestë”, ka deklaruar Bytyqi.
Për përballje me pasojat nga pandemia, qeveria deri tani ka ndihma në vlerë prej rreth 1 miliard euro, por ato kryesisht kanë shkuar për kompanitë si ndihmë për pagat dhe kontributet e punëtorët, por mjete janë ndarë edhe për turizëm vendore, blerje të prodhimeve vendore, për nxënës, pensionist dhe kategori tjera në nevojë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë