LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kurti po zbaton praktikën “unë të kërcënoj me zgjedhje dhe s’ki qare pa më votu”

Haradinaj: Kurti po zbaton praktikën “unë të kërcënoj me zgjedhje dhe s’ki qare pa më votu”

Haradinaj thotë se Kurti ka disa alternativa në tavolinë për të zgjidhur ngërçin me presidenten.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kurti duhet t’i kërkojë diku tjetër votat që nuk i ka.

“Ai i ka votat për qeverinë por nuk i ka për presidentin. Këto vota ai mund t’i gjejë duke bërë koalicion me PDK-në dhe nuk ka nevojë për AAK-në. Mund t’i bëjë me LDK-në dhe Listën Serbe dhe prapë s’ka nevojë për AAK-në…Pra ai i ka të gjitha opsionet në tavolinë”, tha ai në “Debat Plus”.


I pari i AAK-së thotë se Kurti po kërcënon me zgjedhje partitë opozitare, por sipas tij kjo nuk është zgjidhja, përcjell Telegrafi.

“Por nëse ai dëshiron ta dërgojë vendin në zgjedhje ai nuk ka nevojë për asnjërin nga këto opsione. E kotë që ne ja gjejmë një kandidatë të pavarur. Ai po niset me atë praktikën “unë të kërcënoj me zgjedhje dhe s’ki qare pa më votua”. Nëse ne e pranojmë njëherë këtë praktikë kemi gabuar”.

Haradinaj thotë se AAK e ka kandidaturën e tyre por që nëse ftohen nga Kurti e Osmani për bisedime të reja mund të shohim cilat janë alternativat.

“Nëse Kurti e Osmani gjejnë zgjidhje për presidentin, jemi në rregull. Por unë nuk ua japë mbështetjen për dikë që nuk e di si do të veprojë”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori