LAJMI I FUNDIT:

Dinamo shkakton befasinë e madhe, bën rikthim sensacional dhe eliminon Tottenhamin nga Liga e Evropës

Dinamo shkakton befasinë e madhe, bën rikthim sensacional dhe eliminon Tottenhamin nga Liga e Evropës

Dinamo Zagreb ka shkaktuar befasinë më të këndshme në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.

Gjiganti kroat ka eliminuar nga Liga e Evropës Tottenham Hotspurin e Jose Mourinhos.

Spurs kishin fituar në ndeshjen e parë me rezultat të pastër 2-0, por që kjo epërsi e tyre u shkri nga kroatët.


Pjesa e parë ka përfunduar pa gola në Maksimir, derisa në të dytën vendasit arritën të shënonin me Mislav Orsic në minutën e 62-të për 1-0.

Shtatë minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi kroat Orsic shënoi edhe golin e dytë.

Kësisoj 90 minutat e kohës së rregull përfunduan me epërsi të dy golave të vendasve dhe ekipet shkuan në lojën shtesë.

Gjiganti kroat bëri ndeshje të madhe edhe në minutat shtesë, derisa në minutën e 106-të, Orsic shënoi një tjetër gol për ta kompletuar het-trickun e tij 3-0.

Spurs u munduan të shënonin gol, por nuk ia dolën të thyenin mbrojtjen e vendasve të cilët shkaktuan befasinë më të madhe në Ligën e Evropës.

Kësisoj Liga e Evropës tani mbetet pa njërën nga skuadrat pretendente për ta fituar atë si Spurs, derisa Dinamo do të mbetet gjatë në mendjen e Jose Mourinhos. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1372629162704396295?s=20

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1372633260866596868?s=20

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1372641734660911107?s=20

Në trend Sport

Më shumë
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Pse Osimhen duhet të nënshkruajë kontratë të re me Napolin përpara se të kalojë te Galatasaray

Serie A
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Kalo në kategori