LAJMI I FUNDIT:

Kendall dhe Kylie bëjnë grimin të dehura – rezultati është thjesht i çuditshëm

Kendall dhe Kylie bëjnë grimin të dehura – rezultati është thjesht i çuditshëm

Të grimohesh në gjendje të dehur duhet të jetë argëtuese – të paktën kështu duket nga videoja e Kylie dhe Kendall Jenner

Për të promovuar 818, një markë për tekilën në pronësi të Kendall-it, por edhe produktet e Kylie Cosmetics, motrat filmuan veten teksa lyheshin pas 6 gllënjkave me tekila.

Në fillim e nisën mirë, u duk sikur situatën e kishin nën kontroll, por jo për shumë gjatë.


Pas 8 gllënjkave, Kylie dhe Kendall qeshnin më shumë seç duhet dhe për pak sa nuk shkatërruan pajisjet e xhirimit aty pranë.

Për fat, asnjë paletë nuk u dëmtua. Përgëzojmë vajzat për penelin simetrik edhe në gjendje të dehur.