LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet partia pro-kurde, SHBA dhe BE kritikon Turqinë

Ndalohet partia pro-kurde, SHBA dhe BE kritikon Turqinë

SHBA dhe Evropa kanë kritikuar aksionin e Turqisë për të ndaluar partinë opozitare prokurde Partia Demokratike e Njerëzve, ngjarje që vjen vetëm një javë përpara se liderët e BE të mblidhen në samit për të diskutuar raportet më Ankaranë.

“Një lëvizje drejt fundit të Pluralizmit. Çfarë reagimi pret tani Turqia nga Bashkimi Evropian”, u shpreh Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë ne Parlamentin Evropian.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se shpërbërja e partisë kurde do të përmbyste në mënyrë të padrejtë vullnetin e votuesve turq, do ta minonte edhe më tej demokracinë në Turqi dhe do t’u mohonte miliona qytetarëve turq përfaqësimin e tyre.


Një prokuror turk i ka kërkuar Gjykatës së Lartë të vendit të ndalojë veprimtarinë e partisë kryesore pro-kurde të opozitës, një lëvizje që grupi e quajti një “grusht shteti politik”. Prokurori akuzon Partinë kurde për bashkëpunim me një lëvizje ilegale militante kurde, raporton euronews.al.

HDP, e cila është partia e tretë më e madhe në parlamentin e Turqisë, mohon çdo lidhje me militantët. Ky formacion politik argumenton se çështja kundër saj ishte “një goditje e rëndë për demokracinë dhe ligjin”. Vitet e fundit shumë ligjvënës të kësaj partë janë hetuar ose burgosur – përfshirë ish-udhëheqësin e saj.

Presidenti Erdogan prej një kohe të gjatë e ka akuzuar partinë kryesore kurde se është një front i Partisë Kurde të Kurdistanit, e cilësuar nga Ankaraja, por edhe nga Perëndimi dhe SHBA një organizatë terroriste.

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori