LAJMI I FUNDIT:

Po luan rregullisht te Hannoveri, Valmir Sylejmani shpërthen pasi nuk u ftua nga Kosova: Kam pritur thirrje, jam i lënduar emocionalisht

Po luan rregullisht te Hannoveri, Valmir Sylejmani shpërthen pasi nuk u ftua nga Kosova: Kam pritur thirrje, jam i lënduar emocionalisht

Valmir Sylejmani po kalon formë shumë të mirë këtë vit me Hannover 96 në Bundesliga 2.

Sulmuesi gjilanas kishte pasur një rënie në karrierë, por ai në asnjë moment nuk u dorëzua dhe me punë të madhe arriti të rikthehet deri në Bundesliga 2 ku aktivizohet për momentin.


25-vjeçari po luan rregullisht me Hannoverin, ku është aktivizuar në 24 ndeshje, 22 në kampionat dhe dy në Kupën e Gjermanisë dhe në total ka luajtur 860 minuta.

Megjithatë kjo nuk i ka mjaftuar që të ftohet nga Përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet e muajit mars ndaj Lituanisë (miqësore), Suedisë dhe Spanjës.

Me mos ftesën nga përzgjedhësi Bernard Challandes, Sylejmani ka mbetur tejet i zhgënjyer.

Telegrafi ka kontaktuar sulmuesin e Hannover 96, Valmir Sylejmanin i cili ka thënë se duke pasur parasysh formën që po kalon me klubin ka pritur ftesë nga Përfaqësuesja.

“Unë kam bërë hapa mbrapa në karrierë duke shkuar në kategorinë e katërt të Gjermanisë, por në asnjë moment nuk jam dorëzuar”.

“Kam shkëlqyer në kategori të katërt, kam shkëlqyer në Bundesliga 3, derisa tani po luaj mjaftë shumë edhe në Bundesliga 2”.

“Këtë sezon me Hannoverin kam 24 ndeshje ku kam shënuar dy gola dhe kam asistuar në dy të tjerë dhe minutat që kam më kanë bërë të shpresojë se do të pranojë ftesë nga Përfaqësuesja, por kjo gjë nuk ndodhi dhe jam shumë i lënduar emocionalisht”, tregon Sylejmani për Telegrafin.

Gjilanasi ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të Kombëtares së Gjermanisë, por ai ishte bashkuar me Dardanët në vitin 2015 ku u grumbullua rregullisht nga Albert Bunjaku.

“Kam sakrifikuar shumë për Kosovën, por prapë do ta bëja të njëjtën gjë pasi është nder ta veshësh fanellën e vendit tënd. Sa kam qenë në Regionaldliga dhe në Bundesliga 3 nuk kam pritur ftesë, pasi niveli ka qenë më i ulët dhe kam ulur kokën për të punuar”.

“Tani jam në Bundesliga 2, kampionat që vlerësohet nga të gjithë selektorët, por edhe te Kosova janë grumbulluar më parë, por edhe tani lojtarë nga ky kampionat dhe kjo më bën të zemëruar pse nuk kam marrë ftesë”.

Tutje sulmuesi 25-vjeçar thotë se do të punojë edhe më shumë që të ftohet për ndeshjet e qershorit, pasi qëllimi i tij është të luaj për Kosovën.

“Ëndrra e secilit futbollist është që të ftohet nga Përfaqësuesja. Unë e kam provuar këtë ndjenjë, por tani e di se mund të jap kontribut dhe kjo më dhemb që nuk jam ftuar”.

“Gjithsesi edhe pse nuk jam ftuar nuk do të ndalem, pasi do të punojë edhe më shumë dhe me paraqitje të mira, gola e asistime për klubin do ta bëjë trajnerin dhe të gjithë te Kosova që ta ndryshojnë mendjen dhe të më ftojnë në muajt e ardhshëm”, ka deklaruar Sylejmani.

Sulmuesi gjilanas ka bërë katër paraqitje me katër paraqitje me Përfaqësuesen U21, derisa dy të tjera me atë A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori