LAJMI I FUNDIT:

Analizë, statistika, parashikim: Chelsea – Atletico Madridi, formacionet e mundshme

Analizë, statistika, parashikim: Chelsea – Atletico Madridi, formacionet e mundshme
Foto: Sportco

Chelsea do të jetë nikoqir i Atletico Madridit për takimin e dytë që zhvillohet në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

The Blues e fituan takimin e parë 1-0 në Wanda Metropolitano, duk krijuar përparësi në takimin që zhvillohet sonte në ora 21:00.

Për këtë takim, Thomas Tuchel do të jetë pa lojtarët si, Thiago Silva e Tammy Abraham që janë të lënduar, derisa Mason Mount e Jorginho mungojnë shkaku i kartonëve.


Foto: WhoScored

Në anën tjetër, Atletico Madridi do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të shpresojë që të përmbysë rezultatin.

Analizë

Jorginho dhe Mason Mount, që të dy janë të suspenduar për takimin e dytë për shkak që kanë plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Thomas Tuchel po ashtu nuk mund të llogarisë në Tammy Abrahamin, që ka një lëndim në kyçin e këmbës, derisa Thiago Silva u lëndua në stërvitje.

Foto: WhoScored

Kai Havertz ka treguar shenja të përmirësimit në takimet e fundit, mirëpo sonte pritet të startojë Olivier Giroud.

Jose Gimenez e kishte humbur takimin e parë shkaku i lëndimit, mirëpo pritet të startojë nga fillimi.

Diego Simeone luajti në takimin e parë me katër mbrojtës, e të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe në këtë sfidë.

Kjo i bije që Marcos Llorente e Saul Niguez të jenë para Kokes, edhe pse Thomas Lemar është një opsion më sulmues.

Statistika

Në pesë ndeshjet e fundit, Atletico Madridi ka një mesatare për 2.5 golave për ndeshjes.

Chelsea në anën tjetër ka siguruar 5 porta të paprekura në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve.

The Blues kanë fituar pesë nga gjashtë takimet e zhvilluara në garën më të madhe për klube në Evropë.

Parashikimi

Chelsea ka përparësinë në këtë takim të dytë, pasi të parin e fitoi 1-0. Takumi Minamino mbetet lojtari i fundit që u ka shënuar bluve, që kur Thomas Tuchel mori drejtimin e skuadrës.

Atletico duhet të bëjë gjithçka në Stamford Bridge për të thyer mbrojtjen e vendasve. Natyrisht se ata duhet të sulmojnë më shumë në këtë sfidë dhe të tentojnë të shënojnë së paku një gol për të dërguar ndeshjen në vazhdime.

Me të dyja skuadrat që kanë mbrojtje të fortë, sonte pritet të ketë spektakël në Londër, pasi nuk dihet se cila nga to do të sigurojë biletën për në çerekfinale.

Formacioni i mundshëm i Chelseat: Mendy, Azpilicueta, Christensen, Rudiger, Alonso, James, Kante, Kovacic, Ziyech, Werner, Giroud.

Foto: WhoScored

Formacioni i mundshëm i Atletico Madridit: Oblak, Lodi, Gimenez, Savic, Trippier, Koke, Carrasco, Niguez, Llorente, Felix, Suarez.

Foto: WhoScored

Parashikimi: Chelsea 0-0 Atletico Madrid. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania

Përfaqësuesja e Kosovës
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani

Përfaqësuesja e Kosovës
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika

Përfaqësueset
Kalo në kategori