LAJMI I FUNDIT:

Republika e Irlandës heq dorë nga vaksina AstraZeneca, por jo edhe Irlanda Veriore

Republika e Irlandës heq dorë nga vaksina AstraZeneca, por jo edhe Irlanda Veriore

Zyrtarët shëndetësorë të Irlandës së Veriut do të vazhdojnë të përdorin vaksinën Oxford-AstraZeneca pavarësisht pezullimit të saj në Republikën e Irlandës.

Komiteti Kombëtar Këshillues i Imunizimit (NIAC) i vendit rekomandoi masën pas raporteve të ngjarjeve serioze të mpiksjes së gjakut në të rriturit në Norvegji.

Ministri i Shëndetësisë i Irlandës, Stephen Donnelly tha se ishte “paraprake”, raporton bbc.


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje midis injektimit dhe një rrezik në rritje të mpiksjes.

Agjencia Rregullatore e Medikamenteve dhe Produkteve Shëndetësore të Mbretërinë e Bashkuar (MHRA) tha se ishte në dijeni të pezullimit në Irlandë dhe ishte “duke shqyrtuar nga afër raportet”. /Telegrafi/