LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarë të UEFA-s vizitojnë FFK-në, flasin për investimet në infrastrukturë dhe projektet e përbashkëta

Zyrtarë të UEFA-s vizitojnë FFK-në, flasin për investimet në infrastrukturë dhe projektet e përbashkëta

Sot presidenti i FFK-së, Agim Ademi priti në takim Drejtorin e Federatave Kombëtare në UEFA, Zoran Lakovic bashkë me Denis Bastarin, menaxher i programit HatTrick në UEFA.

Të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu si dhe anëtarët e KE-së, Xhelal Broja dhe Predrag Jovic.

“Zyrtarët e lartë të UEFA-s u shprehën të lumtur që ndodhen sërish në Kosovë për të takuar krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, me të cilët biseduan rreth temave të ndryshme, me theks të veçantë për infrastrukturën”.


“Gjatë takimit, ata, e lavdëruan punën e presidentit Ademi dhe i dhanë përkrahje të vazhdueshme në punën e mirë dhe strategjinë e Federatës, të cilën po e udhëheq me profesionalizëm dhe rregullsi, së bashku me KE-në”.

“Ata theksuan se janë të lumtur që bashkërisht po kryejnë investime në infrastrukturë dhe që nga afër po e shohin progresin e arritur në këtë drejtim”.

“Me këtë rast, ata, u njoftuan me ambientin e ri të FFK-së dhe punimet që po bëhen në selinë e saj si dhe vizituan Kampin Edukativ Nacional në Hajvali, ku me finalizimin e punimeve pritet që të vijë për inaugurim edhe presidenti i UEFA-së Aleksander Ceferin”.

“Nga ana e tij Presidenti Ademi i njoftoi mysafirët për punët që po kryhen për përmirësimin e infrastrukturës edhe në stadiumet anembanë vendit, si dhe për vazhdimin e ndërtimit të fushave ndihmëse. Pas Prishtinës destinacioni i radhës i zyrtarëve të UEFA-s do të jetë Shkupi, ku do të marrin pjesë në asamblenë e përgjithshme të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic befason me fjalët e tij për Granit Xhakën

Përfaqësueset
Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

Ylli i Napolit që legjendat e Barcelonës, Xavi dhe Fabregas kanë folur fjalë të mëdha për të

La Liga
Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

Flick është gati ta përfshijë në skuadër, mësohet kur do të rikthehet Gavi

La Liga
Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Shpejtësia e lartë dhe ndeshjet e shumta, bëjnë që ligamentet të lëndohen - Mbappe me 25 vjeç ka luajtur ndeshje sa Platini gjithë jetën

Ndërkombëtare
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

Lewandowski tregon fjalët e Szczesny para se të bashkohej me Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori