LAJMI I FUNDIT:

Scholes tregon se cili ekipi e meritonte fitoren në ndeshjen Manchester United-Milan

Scholes tregon se cili ekipi e meritonte fitoren në ndeshjen Manchester United-Milan

Paul Scholes beson se Manchester Unitedi nuk e meritonte një barazim kundër Milanit dhe fajëson portierin Dean Henderson për golin e barazimit të shënuar nga Simon Kjaer.

Rossonerët morën një barazim 1-1 në Old Trafford në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-tës në Ligën e Evropës.


“Ole Gunnar Solskjaer tha që ata e meritonin një barazim, por nuk mendoj se e merituan”, ka thënë fillimisht Scholes për BT Sports.

Manchester United e Milan ndahen në paqe, në San Siro vendoset çerekfinalisti
Lexo po ashtu Manchester United e Milan ndahen në paqe, në San Siro vendoset çerekfinalisti

“Është një rezultat i keq. 1-1 në shtëpi është një rezultat i keq. Ne e dimë që ata janë të mirë jashtë shtëpisë, por ata duhet të shkojnë dhe të provojnë tani në ndeshjen e dytë e cila nuk do të jetë e lehtë”.

“Ne kemi parë cilësitë që ata kanë. Ata do të marrin përsëri disa nga lojtarët e tyre më të mirë. ‘Është ndeshje në ekuilibër, por Milani duhet të jetë favorit i lehtë vetëm për shkak të golit ​​që kanë shënuar jashtë”.

Notat e lojtarëve: Manchester United 1-1 Milan, Kjaer me paraqitjen më të mirë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Manchester United 1-1 Milan, Kjaer me paraqitjen më të mirë

Ish-reprezentuesi i Anglisë fajësoi Dean Henderson për golin e barazimit në minutën e fundit nga Kjaer.

“Ai duhet ta ruajë atë, unë mendoj se ai është përpjekur ta bëjë atë pak më të vështirë seç duhet të ishte”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori