LAJMI I FUNDIT:

Avokatët ndërpresin bojkotin e punës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, atë Speciale dhe Polici

Avokatët ndërpresin bojkotin e punës në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, atë Speciale dhe Polici

Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës ka marrë vendim sot që të ndërpritet bojkoti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe në përfaqësimet e avokatëve në Policinë e Kosovës sipas kompetencës së këtyre prokurorive.

Ndërprerja e bojkotit është bërë pasi paraprakisht, kryetari i OAK-ut Behar Ejupi së bashku me nënkryetarin Naim Rudari, zhvilluan takime me Kryesuesin e KPK-së Jetish Maloku dhe bashkëpunëtoret e tij, kështu duke arritur marrëveshje për eliminimin e pengesave të qasjes së avokatëve në objektet e sistemit prokurorial.

Pas disa takimeve kryetari Ejupi së bashku me kryesuesin Maloku arritën dakordimin ashtu që KPK sot ka hartuar një udhëzim të veçantë për qasjen e avokatëve në objektet e sistemit prokurorial të Kosovës, i cili udhëzim është aprovuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Udhëzimi në fjalë përcakton qasjen e avokatëve në objektet e sistemit prokurorial në nivel vendi, në atë mënyrë që nuk cenohet dinjiteti i avokatit ndërsa në anën tjetër respektohen procedurat e sigurisë së objekteve të sistemit prokurorial.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan edhe një sërë çështjesh tjera që prekin interesin e drejtpërdrejtë të avokatëve dhe se së shpejti, do të punohet në koordinim të ngushtë me KPK për zgjidhjen e të gjitha çështjeve në interes të të dy institucioneve, por edhe në të mirë të sistemit të drejtësisë në përgjithësi, thuhet në një komunikatë për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Analistët ndërkombëtar: Kosova të rimendojë strategjinë, aleatët kryesor të saj tani po mbajnë qëndrim më neutral

Lajme
Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Geci: Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan, kemi hetuar se nga po vijnë financat e Radojciqit e Veselinoviqit

Siguri
Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Miratohet Plani Regullativ për lagjen Kalabria, Rama: Ditë e madhe për Prishtinën

Prishtina
Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Karta SIM për banor - shqiptarët të parët në Evropë, në 2023 kompanitë fituan 370 milionë euro

Lajme
Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Publikimi i bisedës mes Kusarit dhe Radoiçiqit, Kastrati i PDK-së: Me çiftin e Mimozës koalicion a, unë kurrë jo!

Lajme
Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Geci: LVV dhe PDK janë një brum

Politikë
Kalo në kategori