LAJMI I FUNDIT:

Piloti dhe stjuardesa kineze rrahen në aeroplan, gjithçka filloi para derës së tualetit – përfundoi me dhëmbë dhe dorë të thyer

Piloti dhe stjuardesa kineze rrahen në aeroplan, gjithçka filloi para derës së tualetit – përfundoi me dhëmbë dhe dorë të thyer

Organi rregullativ kinez për trafik ajror është duke hetuar rastin e rrahjes së pilotit të aeroplanit me stjuardesën kryesore, rrahje kjo që ka ndodhur gjatë fluturimit brenda Kinës.

Ata kanë bërë të ditur se e kanë pranuar me shqetësim të madh raportimin e incidentit, duke pranuar se janë duke mbledhur të dhëna shtesë për të përcaktuar shkakun që kishte nxitur këtë rrahje, transmeton Telegrafi.


“Çdo incident që rrezikon sigurinë do të trajtohet sipas ligjeve në fuqi”, thuhet në kumtesën e lëshuar.

Në anën tjetër, mediat kineze raportojnë se rrahja ka ndodhur brenda fluturakes së aviokompanisë Donghai Airlines, gjatë 20 shkurtit.

Piloti ishte nervozuar kur kishte dalë nga tualeti duke akuzuar stjuardesën se nuk po i kryente detyrat e saj. Aty edhe shpërtheu dhuna, stjuardesa ka mbetur me njërën dorë të thyer dhe dy dhëmbët e parë.

Në ato momente aeroplani ishte rreth 50 minuta larg destinacionit të paraparë të aterojë. E aviokompania kineze ka kërkuar falje duke thënë se po heton rastin dhe masat protokollare të sigurisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se personat e përfshirë në rrahje janë suspenduar, duke mos dhënë detaje tjera për ngjarjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori