Tetë zyrtarë policorë janë vënë në pranga në një aksion të Inspektoratit Policor dhe Prokurorisë më 5 mars.
Bedri Januzi, Visar Shala, Vedat Fetahu, Valon Bajqinca, Rexhep Selimi, Millosh Kovaçeviq, Marigona Gashi dhe Donikë Mjaki po dyshohen për disa vepra që përfshijnë keqtrajtimit gjatë detyrës zyrtare, lëndim, falsifikim të dokumentit zyrtar, ushtrim ndikimi dhe vepra të tjera.
Sot Gjykata e Prishtinës ka vendosur që për 6 të dyshuarit të caktohet masa e paraburgimit ndërsa për të pandehurat Marigona Gashi dhe Donikë Mjaki u caktua arresti shtëpiak.
Të gjithë të pandehurit kanë mohuar pretendimet e Prokurorisë në këtë rast.
Sipas kërkesës për caktim të paraburgimit që e ka siguruar KALLXO, Valon Bajqinca dhe Rexhep Selimi në dhjetor të vitit 2019 në veturë zyrtare të Policisë gjatë shoqërimit të një të pandehuri e kanë keqtrajtuar, frikësuar, fyer atë dhe goditur me boksa. Sipas Prokurorisë, i pandehuri Bajqinca kishte bërë edhe video në këtë rast dhe të njëjtën ia kishte dërguar kolegëve.
Valon Bajqinca dyshohet për keqtrajtim të të arrestuarve edhe në dy raste tjera, në njërin rast duke i thënë “ gojën ta prishi, krejt brinjtë ti thyej”
Ndërkaq, të pandehurit Visar Shala, Bedri Januzi dhe Veton Zekaj, po ashtu dyshohen se gjatë shoqërimit të një personi për në stacion policor e keqtrajtojnë atë duke i thënë “Mshele gojën, oj lopë, majmun, zdral”, si dhe duke e goditur me shuplaka e shkelma brenda stacionit.
Të dyshuarit Millosh Kovaçeviq dhe Egzon Gërbavci, po ashtu dyshohen se e kishin keqtrajtuar një person në stacion policor duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat i dëmtuari ishte detyruar të trajtohet në QKUK.
Të pandehurat Marigona Gashi dhe Donikë Majki dyshohet se gjatë shoqërimit në Polici të një të dyshuare e kishin keqtrajtuar, në atë mënyrë që kur e dëmtuara kishte kërkuar që t’i lirohen duart se prangat po i shkaktonin dhimbje, e pandehura Gashi i kishte thënë “As një zë mos ta ndiej se të kuqi dajak”.
Dosja e Prokurorisë tutje flet për veprimet që dyshohet se i ka bërë Vedat Fetahu, përkatëissht keqtrajtimin e një të dyshuari që po shoqërohej në stacion policor. Madje, sipas Prokurorisë i dëmtuari në këtë rast është ngacmuar edhe seksualisht.
Policët tjerë, Visar Shala dhe Fitim Bellaqa dyshohen për ushtrim ndikimi në mënyrë që një person tjetër të lirohet nga përgjegjësia e shkaktimit të një aksidenti të trafikut.
Të pandehurit, Bedri Januzi dhe Millosh Kovaçeviq dyshohet se edhe pse kishin marrë informacion se në një lokal po zhvillohej prostitucion ata nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre dhe madje ishin shoqëruar me një vajzë që punonte në atë lokal dhe kishin kërkuar shërbime prej saj.
Në anën tjetër, Bedri Januzi dhe Visar Shala dyshohet se në bashkëpunim kishin vepruar në dobi të një lokali ashtu që i kishin ulur gjobën e paraparë të shqiptohet nga 500 euro në 200.
Të pandehurit Vedat Fetahu, Rexhep Selimi dhe Granit Rrahmani dyshohet se nuk kishin vepruar sipas detyrës zyrtare në një rast ku dyshohej se kishin kuptuar që policja Donika Majki kishte shtënë me armë pasi ishte sulmuar nga një i dyshuar, duke mos hapur fare rast për këtë çështje.
Ndërsa, i pandehuri Bedri Januzi dyshohet se ka mbajtur në pronësi armën e tipit “Zaza Minical” në kundërshtim me ligjin, së bashku me municion.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe