LAJMI I FUNDIT:

Analistët flasin për befasitë e këtyre zgjedhjeve pasi e publikuan emrat e deputetëve të ri

Analistët flasin për befasitë e këtyre zgjedhjeve pasi e publikuan emrat e deputetëve të ri

Analistët në “Debat Plus” kanë komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare dhe përbërjet e grupeve parlamentare.

Nga grupi i Vetëvendosjes, shumica e panelistëve e shohin si befasi rezultatin e lartë të Mimoza Kusarit, derisa shprehen se futja e Armend Mujës në top-10 nuk është ndonjë befasi.

Donika Emini thotë se Vetëvendosje e ka një përzierje të deputetëve për dallim nga subjektet tjera që kanë ruajtur dhjetëshet e para.


Astrit Gashi thotë se surprizë është edhe Donika Gërvalla e cila është shumë e votuar në listën e Vetëvendosjes.

Të lista e PDK-së, nga analistët shihet si befasi rezultati shumë i mirë i Ardian Kastratit, përcjell Telegrafi.

Ndërsa befasi “e keqe” shihet fakti që ish-drejtori i policisë Rashit Qala nuk arriti të bëhet deputetë.

Edhe mbetja jashtë Kuvendit e Evgjeni Thaçit po shihet befasi nga lista e PDK-së.

Sipas Donika Eminit në listën e LDK-së befasi “e keqe” është mungesa e Doruntina Malokut.

“Megjithatë, befasia më e madhe është se Agim Veliu është ende deputet”, ka thënë Emini.

Për Imer Mushkolajn në listën e LDK-së nuk ka asnjë befasi.

Në listën e AAK-së shihet lëvizje pozitive që Besnik Tahiri ka fituar mandatin e deputetit.

Imer Mushkolaj thotë se ka pritur që Shemsedin Dreshaj të jetë deputetë, ndërsa është i befasuar që Meliza Haradinaj-Stublla ka arritur të fitojë mandatin e deputetes./Telegrafi/