Adrijana Hoxhiq nga lista “Komuniteti i Bashkuar”, e cila ka siguruar një ulëse në Kuvendin e Kosovës, si përfaqësuese e komunitetit boshnjak ka deklaruar se do ta përkrahë formimin e Qeverisë të udhëhequr nga Albin Kurti.
Hoxhiq në një prononcim për Telegrafin ka thënë se ka respekt për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje e gjithashtu edhe për Vjosa Osmanin.
Ajo tha se është për herë të parë në Kuvendin e Kosovës por, se nuk do të bllokojë formimin e institucioneve.
“Unë kam respekt për punën e personale të Albin Kurtit. Si LVV ka pasur përkrahje nga qytetarët. Kjo për mua është ky vullneti i qytetarit e cila për mua është e shenjtë. Për mua është e domosdoshme edhe si njeri edhe si iniciativë qytetare që ta respektoj dhe përkrahi”, tha Hoxhiq.
Megjithatë, Hoxhiq u shpreh se kërkesa e tyre për Qeverinë në ardhje është përkrahja për formimin e dy komunave me shumicë boshnjake në rajonin e Pejës e Prizrenit.
“Unë kam treguar në periudhën parazgjedhore për një kërkesë që e kemi, pas bisedave në terren, kërkesa ndërlidhet me formimin e dy komunave me shumicë boshnjake, në rajonin e Prizrenit dhe rajonin e Pejës. Kjo kishte me qenë kërkesa reale për të cilën unë pres përkrahje pa marrë parasysh kush e prezenton. Nuk kam asgjë kundër politikës ose formimit të Qeverisë nga Albin Kurti. Unë kisha pasur dëshirë që nëse zotëri Kurti me thërret për të biseduar, kërkesa ime për ta përkrahur me dy duart Qeverinë Kurti do të ishte vendimi që ta përkrahë themelimin e dy komunave me shumicë të komunitetit boshnjak”, tha Hoxhiq.
Hoxhiq po ashtu ka folur edhe për qëndrimin e saj në lidhje me Vjosa Osmanin dhe kandidaturën e saj për presidente.
“Besoj që nuk ka njeri nga Mitrovica që nuk mburret me punën të cilën ajo në politikë e ka filluar si një femër e re, dhe është një shebull për të gjitha femrat jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë. Asnjëherë deri më tani nuk kam qenë pengesë për ndonjë proces të Qeverisë së Kosovës dhe nuk do të jem asnjëherë pengesë”, tha Hoxhiq.
Ndryshe, edhe deputetë të tjerë të komuniteteve kanë konfirmuar votën pro Qeverisë Kurti.
Katër deputetë nga partitë e komuniteteve në Kosovë, kishin konfirmuar për Telegrafin se do të votojnë pro një qeverie të udhëhequr nga Albin Kurti.
Partia turke, KDTP që pritet t’i ketë dy përfaqësues si dhe deputetët tjerë të mundshëm, Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak, dhe Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian pritet që ta përkrahin formimin e Qeverisë Kurti 2. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mexhiti për interpelancën e BDI-së: Ende po bëjnë tendenca destabilizuese vetëm për të shpëtuar veten nga drejtësia
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Të shpallur në kërkim për disa vepra penale, në pranga dy vëllezërit në Krujë
Kolona të gjata në Merdar, pritje rreth dy orë për të dalë nga Kosova
Këto janë tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telefonike nga numra të panjohur
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
Nasim Haradinaj jep detaje rreth padisë ndaj Gjykatës Speciale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?