Universiteti i Prishtinës ka njoftuar studentët e të gjitha niveleve, se nga sot më 3 mars 2021 e deri më 12 mars në orën 15:00 do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrimin e semestrit dimëror dhe veror, për vitin akademik 2020/21.
Në njoftimin e UP-së, thuhet se regjistrimin e vitit akademik 2020/21 janë të obliguar ta bëjnë studentët e tri (3) niveleve të studimeve, të cilët i kanë përfunduar ligjëratat, ndërsa ende kanë të papërfunduara të gjitha provimet, seminaret, kollokviumet etj. Përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm studentët e nivelit baçelor, të cilët për herë të parë e kanë statusin e absolventit.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen studentët e të gjitha niveleve të studimeve në UP, se për herë të fundit, nga data 03.03.2021 në orën 10:00 deri më datën 12.03.2021 në orën 15:00, do të jetë i hapur SEMS-i për regjistrim të semestrit dimëror dhe veror në të gjitha nivelet e studimeve (BA, MA dhe PhD) në kuadër të UP-së, për vitin akademik 2020/21.
Regjistrimin e vitit akademik 2020/21 janë të obliguar ta bëjnë studentët e tri (3) niveleve të studimeve, të cilët i kanë përfunduar ligjëratat, ndërsa ende kanë të papërfunduara të gjitha provimet, seminaret, kollokviumet etj. Përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm studentët e nivelit baçelor, të cilët për herë të parë e kanë statusin e absolventit.
Pavarësisht argumenteve që mund të jepen personalisht nga studentët ose përfaqësuesit e studentëve (Këshilli studentor apo Parlamenti studentor), pas mbylljes së afatit si më sipër, asnjë kërkesë nuk do të merret në shqyrtim për rihapje të SEMS-it për vitin akademik 2020/21.
Regjistrimi i semestrit dimëror për vitin akademik 2020/21, për studentët që deri më tani nuk e kanë regjistruar, do të bëhet sipas tarifave që kanë qenë dhe mbeten në fuqi. Regjistrimi i semestrit veror do të bëhet në përputhje të plotë me vendimin e qeverisë nr.02/64 të datës 12.2.2021. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City