Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po qëndron në Tiranë, nga ku tha para gazetarëve se për formimin e Qeverisë do të kenë më shumë se 61 deputetë.
Ai theksoi se nuk do të kenë nevojë për të bërë kompromise me “eksponentë të regjimit të vjetër”.
Kurti gjatë konferencës për medie, tha se Qeverinë në ardhje do ta ketë përkrahjen edhe të dy deputetëve të pakicave, Emilja Rexhepit dhe Elbert Krasniqit.
“Koalicioni parazgjedhor i bën zgjedhjet referendum. Koalicionin e kemi bërë me listën e Vjosa Osmanit, unë si ish-kryeministër dhe kryeministër në ardhje, ajo presidente dhe si presidente në ardhje, kemi fituar në këto zgjedhje. Populli e ka dashur këtë gjë. Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Sigurisht se do ta kemi deputeten nga komuniteti boshnjak Emilja Rexhepi dhe deputetin egjiptas, Elbert Krasniqi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61 deputetë, do t’i kemi më shumë se 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër”, tha Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'