LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq flet për vaksinimin, thotë se “shteti serb dhe Vuçiq kujdesen për qytetarët e tyre në Kosovë”

Jevtiq flet për vaksinimin, thotë se “shteti serb dhe Vuçiq kujdesen për qytetarët e tyre në Kosovë”

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq ka thënë se takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me serbët e Kosovës ishte shumë i rëndësishëm.

Në një emision në mediat serbe, ai gjithashtu ka thënë se vaksinimi në Kosovë ishte gjithashtu një temë e veçantë, duke marrë parasysh që Prishtina refuzoi vaksinat, përcjell Telegrafi.


“Ndodhi që Prishtina refuzoi vaksinat dhe treguan të gjithë qëndrimin ndaj jetës. Vaksina iu ofrua të gjithëve”, citohet të ketë thënë Jevtiq.

Kështu, ka shtuar ai, përcjell Telegrafi, menjëherë pas kësaj, u organizua që qytetarët të cilët dëshirojnë, të vaksinohen në Kurshumli dhe kjo sipas tij “është një tregues se sa kujdesen për qytetarët e tyre, shteti i Serbisë dhe presidenti Vuçiq”.

Një nga temat në emision kishte qenë edhe rrahja e djalit të politikanit Nenad Rashiq.

Dhe për këtë, Jevtiq ka thënë se një konflikt i tillë ka qenë për vajzat dhe se Nenad Rashiq e përdori atë situatë dhe politizoi gjithçka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori