LAJMI I FUNDIT:

Pas një sulmi në zemër, vdes kryetari i qytetit të Zagrebit

Pas një sulmi në zemër, vdes kryetari i qytetit të Zagrebit

Kryetari i qytetit të Zagrebit, Milan Bandiq vdiq në moshën 66 vjeçare, raportojnë mediat kroate.

Bandiq, siç thonë ata, u sëmurë vonë në mbrëmje dhe autoambulanca e transportoi në spitalin Sveti Duh, ku reanimimi u provua pa sukses.


Lajmi u konfirmua nga Qyteti i Zagrebit “Në hidhërim të thellë, ne po informojmë bashkëqytetarët tanë, bashkëpunëtorët, miqtë, Zagrebin dhe publikun kroat se papritmas, sot, 28 shkurt, në moshën 66 vjeçare, Kryetari i Bashkisë së Qytetit të Zagrebit, Milan Bandiq vdiq pas një sulmi në zemër”.

Bandiq lindi në vitin 1955 në Grude dhe, sipas rrëfimit të tij, pika e kthesës në jetën e tij ishte 1974, kur u transferua në Zagreb.

Ai foli për Zagrebin si një ëndërr të realizuar gjersa është bërë një nga politikanët më të pasur kroatë.

Në vitin 2000, në zgjedhjet e parakohshme, ai u bë kryebashkiak për herë të parë. Pasi ai shkaktoi një aksident automobilistik në 2002 i dehur dhe u përpoq të jepte ryshfet një oficeri policie, ai dha dorëheqje. Ai u kthye në pozicionin e kryetarit në vitin 2005.

Në fund të vitit 2014, Bandiq u arrestua në operacionin Agram. Bandiq do të përfundojë në burg për herë të dytë deri në fund të këtij mandati, por pas kësaj do të marrë akoma votat e më shumë se 147 mijë qytetarëve të Zagrebit në zgjedhjet lokale dhe të fitojë një mandat tjetër.

Vdekja j vjen në prag të zgjedhjeve të reja në Zagreb, në të cilat ishte përsëri midis favoritëve më të mëdhenj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori