Nuk duhet ta teproni: Sasitë e mëdha të qumështit në ditë mund të shkaktojnë probleme shëndetësore
Qumështi është posaçërisht i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve, mirëpo te të rriturit mund të shkaktojë probleme nëse konsumohet tepër
Rreth 240 mililitra qumësht në ditë na sigurojnë 30 për qind të marrjes së kalciumit të rekomanduar ditor.
Qumështi përmban edhe proteina, yndyra, vitaminë D dhe vitaminë B12 – gjë që e bën artikull super të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Kalciumi, materie kryesore ushqyese i cili gjendet në qumësht, ndihmon në shëndetin e eshtrave. Qumështi i lopës përmban edhe magnez dhe kalium, të cilët ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetit të dhëmbëve dhe eshtrave.
Mirëpo, siç është rasti edhe me shumë artikuj të tjerë, sasitë tepër të mëdha të qumështit mund të ndikojnë keq dhe të rrënojnë shëndetin.
Në revistën “British Medical Journal” është publikuar studimi në të cilën është zbuluar që tri e më shumë gota qumësht në ditë mund të shtojnë rrezikun nga thyerja e eshtrave te femrat për 16 për qind, shkruan “Times of India”.
Rreziku i thyerjes së eshtrave rritet me konsumimin e shpeshtë të qumështit për shkak të sheqerit dhe galaktozës të cilat gjenden në laktozë. Konsiderohet që laktoza përkeqëson stresin dhe shkakton inflamacione kronike.
Sipas një studimi tjetër, të botuar në The American Journal of Clinical Nutrition, një numër më i lartë i frakturave të kockave janë raportuar te të moshuarit, veçanërisht në vendet me konsum të lartë të produkteve të qumështit, proteinave shtazore dhe kalciumit.
Produktet e qumështit gjithashtu përmbajnë acide yndyrore të ngopura që intensifikojnë inflamacionin, dhe gjithashtu kontribuojnë në rritjen e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak