LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon operacioni ‘’Subvencioni 2021’’, arrestohen edhe 9 persona që dyshohet se dhanë ryshfet për të marrë subvencione

Vazhdon operacioni ‘’Subvencioni 2021’’, arrestohen edhe 9 persona që dyshohet se dhanë ryshfet për të marrë subvencione
Foto: Ridvan Slivova

Policia e Kosovës po vazhdon operacionin ‘’Subvencioni 2021’’, ku sot janë arrestuar edhe nëntë (9) persona tjerë të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme.

Kësaj radhe, bëhet fjalë për persona që dyshohet se përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Policia e Kosovës.


“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente në vazhdën e realizimit të Planit Operativ ‘’Subvencioni 2021’’, edhe sot kanë ndërmarr veprime tjera operative dhe hetimore që ndërlidhen me rastin dhe gjatë operacionit janë arrestuar edhe nëntë (9) persona të tjerë. Bazuar në hetimet e zhvilluara ekzistojnë dyshime të bazuara se personat e dyshuar përmes dhënies së ryshfetit kanë arritur që të marrin subvencione nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në komunikatë.

Foto: Ridvan Slivova

Sipas komunikatës, “personat e dyshuar janë qytetarë të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtit sot më 25.02.2021 janë arrestuar nga ana e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) e PK-së, ndërsa në koordinim me prokurorin e rastit janë intervistuar dhe të njëjtit janë liruar për procedurë të rregullt”.

Bastisje, arrestime, sekuestrimi i gati gjysmë milioni euro - gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në disa komuna të vendit
Lexo po ashtu Bastisje, arrestime, sekuestrimi i gati gjysmë milioni euro - gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në disa komuna të vendit

“Personat janë arrestuar në lokacione të ndryshme përfshirë komunat në vijim:  tre (3) persona nga Komuna e Istogut, dy (2) persona nga Komuna e Lipjanit, një (1) person nga Komuna e Ferizajt, një (1) person nga Komuna e Prishtinës dhe dy (2) persona nga Komuna e Pejës. Të gjitha veprimet e mëtejme Policia e Kosovës po i ndërmerr dhe do ti ndërmerr në koordinim të ngushtë me prokurorin e shtetit dhe për detaje do të njoftoheni me kohë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, gjatë të mërkurës Dymbëdhjetë persona të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara është bilanci i aksioneve që ka realizuar mëngjesin e së mërkurës Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.

I gjithë operacioni që ndodhi gjatë ditës së sotme në Prishtinë, Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, ndodhi nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve, transmeton Telegrafi.

Pas operacioneve që zgjatën disa orë, qytetarëve iu është drejtuar Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast për ryshfet në subvencionet bujqësore, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.

Ai gjithashtu tregoi se prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Detaje për aksionin e Policisë së Kosovës, para mediave tregoi edhe Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti.

Para mediave, ai ka thënë se vlera e shumës së parave të sekuestruara gjatë aksionit të policisë është rreth 400 mijë euro.

Ai tha se është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa zyra që funksionojnë në kuadër të AZHB-së në disa komuna.

“Janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë. Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori