LAJMI I FUNDIT:

Bastisje, arrestime, sekuestrimi i gati gjysmë milioni euro – gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në disa komuna të vendit

Bastisje, arrestime, sekuestrimi i gati gjysmë milioni euro – gjithçka që ndodhi gjatë aksionit të policisë në disa komuna të vendit

Dymbëdhjetë persona të arrestuar dhe 400 mijë euro të sekuestruara është bilanci i aksioneve që ka realizuar mëngjesin e së mërkurës Njësia Speciale e Policisë së Kosovës. 

I gjithë operacioni që ndodhi gjatë ditës së sotme në Prishtinë, Istog, Gjilan, Podujevë dhe Lipjan, ndodhi nën dyshimet për keqpërdorime të fondeve të subvencioneve, transmeton Telegrafi.


Pas operacioneve që zgjatën disa orë, qytetarëve iu është drejtuar Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Lumezi në një konferencë për media bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast për ryshfet në subvencionet bujqësore, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.

Ai gjithashtu tregoi se prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Detaje për aksionin e Policisë së Kosovës, para mediave tregoi edhe Drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, Nazim Sahiti.

Para mediave, ai ka thënë se vlera e shumës së parave të sekuestruara gjatë aksionit të policisë është rreth 400 mijë euro.

Ai tha se është bastisur Ministria e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë si dhe disa zyra që funksionojnë në kuadër të AZHB-së në disa komuna.

“Janë konfiskuar diku rreth 400 mijë euro. Në kuadër të aksionit janë bastisur disa lokacione në Istog, Gjilan, Lipjan dhe Pejë. Parat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti”, ka thënë drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit”, ka pohuar ai.

Reagimet pas aksioneve policore:

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti

“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtoret duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa

“Personalisht nuk dua t’i komentoj hetimet, çdo gjë e kam deponuar në Prokurori. Unë dhe kabineti im jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më institucionet në drejtësisë, ftoj organet e drejtësisë që këtë çështje ta çojnë deri në fund. Për shkak të hetimeve, jam i rezervuar me komente”.

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi

“Aksioni i sotëm i organeve të rendit në Ministrinë e Bujqësisë dëshmon që Republika e Kosovës ka prokurorë profesionalë dhe të zotë që me seriozitet të lartë po e luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Përkrahje pa fund për guximin dhe përkushtimin për sundim të ligjit. Krenar me Prokurorinë dhe Policinë”.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj

“Të shpresojmë se rasti i sotëm nuk është një nga këto aksionet propagandë, me porosi, qëllime politike, vëmendje apo pazar hesapi. Kujtim Munishi është ekspert në këtë drejtim. Super aksioni në Karaçevë përfundoj me sukses, viktimë e të cilit ishin katër lope, tre dele dhe dy keca. Po ashtu demolim i disa barakave”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori