LAJMI I FUNDIT:

Kurti shpalos programin për rininë, premton ndihmë për bizneset e reja dhe park teknologjik

Kurti shpalos programin për rininë, premton ndihmë për bizneset e reja dhe park teknologjik

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur plan programin për rininë.

Kurti në Twitter ka thënë se do të krijojnë Fondin për Hulumtime Shkencore, një park teknologjik dhe qasje falas në zyre për bizneset e reja.

Ai premton 2 mijë grante për inovacion çdo vit për rininë.


“Rinia jonë është krenaria jonë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës dhe korrupsionit të përhapur gjithandej vendit. Ne do të përmbysim këtë duke investuar në edukimin e tyre si dhe në idetë e tyre innovative pasi që rinia jonë e ka dëshmuar që kur i ka mundësitë e barabarta, ajo mund të konkurrojë më bashkëmoshatarët e tyre kudo në botë. Ne do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencore, një park teknologjik, fakultet të IT-së dhe do të ofrojmë qasje falas në zyre për biznese të reja, që të përgatitim rininë tonë për të ardhmen konkurruese. 2,000 grante të dedikuara për inovacion do të ofrohen çdo vit për rininë nga i gjithë vendi”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School mirëpret nxënësit për ditën e parë të shkollës

Horizon School
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO angazhohet për një vit të suksesshëm shkollor në Kosovë

IPKO
Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Vendimi për pagën minimale ngre dilema ligjore, Ministria e Financave hesht

Ekonomi
Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Mos lejoni që shtatori të fillojë pa këtë dhuratë të veçantë për fëmijën tuaj

Vitorja
Kalo në kategori