LAJMI I FUNDIT:

Guardiola pas fitores ndaj Gladbachut: Kur shoh Bayernin, nuk mendoj se jemi favoritë në Ligën e Kampionëve

Guardiola pas fitores ndaj Gladbachut: Kur shoh Bayernin, nuk mendoj se jemi favoritë në Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola beson se Bayern Munichu është favoriti për të fituar Ligën e Kampionëve, pavarësisht vlerësimeve për Manchester City në javët e fundit dhe fitores në ndeshjen e parë të 1/8-tës ndaj Borussia Monchengladbach.

Me triumfin e së mërkurës 2-0 ndaj Borussia Monchengladbach, City ka fituar 19 ndeshje radhazi në të gjitha garat.


Sidoqoftë, Guardiola nuk beson se fitorja e skuadrës së tij i bën ata favoritë duke pasur parasysh historinë e tyre në Ligën e Kampionëve.

Man City triumfon në ndeshjen e parë ndaj Gladbachut, me një këmbë në çerekfinale
Lexo po ashtu Man City triumfon në ndeshjen e parë ndaj Gladbachut, me një këmbë në çerekfinale

“Në përgjithësi, ne kontrollonim lojën. Fatkeqësisht sot (e mërkurë) nuk ishim mjaftueshëm klinikë përpara në sulm”, ka thënë fillimisht Guardiola për BT Sport.

“Kjo është diçka që ne duhet ta përmirësojmë në këtë garë. Përpara, duhet të jemi më klinikë. Në këtë garë, duhet të jesh perfekt për t’u siguruar që do të kalosh tutje”.

Monchengladbach 0-2 Man City, notat e lojtarëve - Bernardo Silva më i vlerësuari
Lexo po ashtu Monchengladbach 0-2 Man City, notat e lojtarëve - Bernardo Silva më i vlerësuari

“Kur shoh Bayern Munichun nuk mendoj se jemi favoritët. Objektivi im është West Ham pas tre ditësh”.

“Nëse njerëzit thonë se ne jemi favoritë, ne duhet ta pranojmë atë, por një ekip i cili, në tërë historinë e tyre, ka qenë një herë në një gjysmëfinale? Në rregull, ata e thonë atë, ne duhet ta pranojmë atë”, përfundoi trajneri i Cityt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori