LAJMI I FUNDIT:

De Ligt: Si i ri luaja mesfushor, Pirlo dhe Busquets ishin lojtarët që më pëlqenin

De Ligt: Si i ri luaja mesfushor, Pirlo dhe Busquets ishin lojtarët që më pëlqenin

Matthijs De Ligt është kthyer në aksion te Juventusi, pasi kaloi lëndimin në shpatull dhe pastaj infektimin me coronavirus.

Qendërmbrojtësi holandez ka falënderuar Juventusin dhe futbollin italian për eksperiencën dhe rritjen si lojtar.


Në një intervist nga “Sky Sport”, 21-vjeçari deklaroi se po mëson shumë nga lojtarë si Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini.

“Seria A më ka përmirësuar taktikisht. Tani i njoh të gjithë lojtarët, është më lehtë. Dua të përmirësohem më shumë. Nga Bonucci dhe Chiellini kuptoj vizionin e lojës dhe mënyrën se si duhet mbuluar kundërshtari”, deklaroi fillimisht De Ligt.

De Ligt pëlqente më shumë rolin e regjisorit kur ishte i ri dhe një nga modelet e tij ishte Andrea Pirlo, tani trajneri i Juves.

“Kur luaja tek Ajaxi U-14 gjithmonë kam luajtur në mesfushë dhe merrja shembuj Busquets dhe Pirlon. Kam parë shumë video të Pirlos, më pëlqente si lojtar, ai ishte një shembull i shkëlqyeshëm për mua”, deklaroi ai.

Në fund De Ligt ka folur për garën e titullit në Serie A, ku përveç Juventusit, Interit dhe Milanit, holandezi përfshin edhe dy skuadra të tjera.

“Ka shumë konkurrencë për Scudetto: ne, Interi, Milani, Roma dhe Atalanta jemi të gjithë në garë”, ka thënë De Ligt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori