Diego Simeone shpreson që Luis Suarez do ta përdorë dhuntinë për të shënuar gola në ndeshjen e sotme (e martë), në të cilën Atletico Madridi përballet me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Suarez është duke kaluar një sezon fantastik me Los Rojiblancos, ku ka regjistruar 16 gola në 24 paraqitje që prej transferimit nga Barcelona.
“Për të gjitha garat, jo vetëm në Ligën e Kampionëve, prezenca e Luis Suarez i jep besim skuadrës tonë, dhe pa dyshim që edhe rivali do të kushtojë më shumë rëndësi, sepse e tregon dhe vetë historia se çfarë dhuntie për gola ka ai, është një golashënues me një lidhje të fortë me golin”.
“Kështu, shpresoj që do të luajmë një ndeshje të mirë si ekip. Dhe insistoj për Chelsean, që është një skuadër tejet e mirë, dhe trajneri i ri, i cili është shumë i mirë, është duke e bërë Chelsean të luaj edhe më mirë”, ka deklaruar Simeone në një konferencë për media.
Për shkak të protokollit antiCOVID-19, ndeshja e parë e kësaj xhiroje do të zhvillohet në National Arena në Bukuresht të Rumanisë.
Simeone duket se është i vetëdijshëm që Chelsea është e pamposhtur në shtatë ndeshjet e fundit që prej ardhjes së trajnerit Thomas Tuchel – transmeton KP.
“Ne i respektojmë të gjitha mendimet dhe i dëgjojmë të gjithë, por do të përballemi me një skuadër të fortë, dhe gjasat janë të barabarta. Jam që shumë kohë tek Atletico dhe të gjithë ju e dini se si punojmë ndeshje pas ndeshje dhe e përfundojmë punën tonë”, ka theksuar strategu argjentinas.
🗣"In all competitions. not just Champions League, Luis Suarez's presence alone generates confidence within our team"
Atletico Madrid boss Diego Simeone is hoping his inform striker Luis Suarez can make the difference against Chelsea in the UCL pic.twitter.com/KfHpIYqX87
— Football Daily (@footballdaily) February 23, 2021
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Kapiteni Amir Rrrahmani merr përgjegjësinë për humbjen nga Rumania
Notat e lojtarëve: Kosova 0-3 Rumania
Start dëshpërues i Kosovës në Ligën e Kombeve – mposhtet nga Rumania në ‘Fadil Vokrri’
Gjithçka që ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes: Kosovë 0-3 Rumani
Italia nëpërkëmbë Francën, fiton edhe Belgjika
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë