Të gjithë kandidatët për president të Barcelonës pajtohen njëzëri rreth të ardhme së Messit: Argjentinasi duhet të qëndrojë në Camp Nou
Tashmë është konfirmuar se zgjedhjet presidenciale te Barcelona do të mbahen më 7 mars, mirëpo ato mund të mos jenë të rëndësisë së madhe.
Joan Laporta , Victor Font dhe Toni Freixa janë tre kandidatët, dhe me kontratën e Lionel Messit dhe problemet financiare që varen nga klubi, ata do të kenë punën e vështirë.
Të tre u intervistuan nga BBC për të përshkruar planet e tyre, nëse fushatat e tyre përkatëse i çojnë ata drejt presidencës, dhe e ardhmja e Messit ishte një nga temat për diskutim.
“Ne do t’i bëjmë atij një ofertë që është ekonomikisht interesante”, ka thënë Laporta. “E di që Messi nuk po mendon vetëm për paratë”.
“Ai duhet të dijë që Barcelona mund t’i ofrojë atij mundësinë për të luajtur në një skuadër që është mjaft konkurruese për të fituar përsëri turne si Liga e Kampionëve”.
“Kjo është përparësia ime dhe unë do të bëj më të mirën që të mund të vazhdojmë me kapitullin tjetër të lidhjes së mirë”.
Font , gjithashtu, është i etur që argjentinasi të qëndrojë në Camp Nou.
“Për ne, marrëdhënia me Messin është strategjike si në planin afatshkurtër dhe atë afatmesëm, sepse ne padyshim besojmë se mbajtja e Messit është thelbësore”, deklaroi Font . “Të kesh lojtarin më të mirë në botë dhe më të mirin në histori në ekipin tënd është një dhuratë kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur atë”.
Freixa mbase është pak më i mbajtur dhe do të ofrojë vetëm shifra që ai i sheh të përshtatshme duke pasur parasysh problemet e klubit jashtë fushe.
“Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe ne do të ishim krenar që ai të qëndronte me ne për pjesën tjetër të karrierës së tij”, bëri të ditur Freixa. “Sidoqoftë, ne e dimë që kontrata e tij përfundon në fund të sezonit, kështu që ne duhet të jemi në gjendje t’i ofrojmë atij kornizën e një marrëveshje të mirë, një atmosferë të mirë nga brenda klubit dhe një marrëveshje që ka kushte ekonomike që janë të qëndrueshme”.
Secili prej tre kandidatëve refuzoi të jepte shumë në lidhje me pjesëmarrjen e mundshme në një Super Ligë të Evropës, të gjithë duke thënë se ata “do të duhet të dinë më shumë” para se të ofrojnë mendimet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje