LAJMI I FUNDIT:

526 pacientë me COVID-19 të shtrirë në klinikat e QKUK-së, 7 prej tyre në gjendje kritike

526 pacientë me COVID-19 të shtrirë në klinikat e QKUK-së, 7 prej tyre në gjendje kritike

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se situata me pandeminë paraqitet e menaxhueshme dhe është në kontroll të plotë.

Krasniqi ka bërë të ditur se nga 1 janari 2021 e deri më sot numri i pacientëve të shtrirë në klinikat e QKUK-së sillet mesatarisht rreth 500 pacientë.


Krasniqi ka theksuar se sot më 22 shkurt 2021, në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 526 pacientë.

“Sot kemi të shtrirë 526 pacientë, 370 me oksigjeno terapi të vazhdueshme, 21 prej tyre janë në gjendje më të rëndë, 7 në respiratorë dhe gjendja e tyre vlerësohet kritike, dhe 24 pacientë janë në metodën tjetër të ventilimit të asistuar”, ka thënë Krasniqi gjatë mbledhjes së Komitetit për vlerësimin e situatës me COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori