LAJMI I FUNDIT:

Sekrete të vogla të profesionistëve të kulinarisë

Sekrete të vogla të profesionistëve të kulinarisë

Mjeshtërit e zanatit janë të gatshëm të ndajnë këshilla të mira me fillestarët e kuzhinës

Ja çfarë thonë profesionalistët për llojet e ndryshme të vajrave, prerjen e qepës, zierjen e patave gatimin e peshkut…

Cilin vaj duhet përdorur për fërgim, cilin për sallata? Si të mos ngjitet kurrë pasta në restorante? A është e mundshme të grihet qepa pa lotuar?


Këto dhe pyetje të ngjashme i mundojnë fillestarët në kuzhinë, mirëpo ndihma arrin nga profesionalistët, transmeton Telegrafi.

Ja çfarë këshillojnë mjeshtrit e zanatit:

● Vidhni trukun e kuzhinave mediterane dhe gjellës në fund shtoni një pikë vaj ulliri.

● Qepën qiteni në ujë të akullt dhjetë minuta para grirjes, në mënyrë që më pak të lotoni.

● Në blender më parë qitni lëngjet, ujin, qumështin, lëngun dhe pastaj pemët dhe perimet. Kështu zvogëloni shtypjen në brisqet e blenderit me çka përftohet pije krematoze. Veç kësaj, do të qëndrojë më gjatë aparati.

● Çdo vaj ka qëllimin e vet, po kështu edhe gjalpi dhe disa vajra arrore përdorni vetëm në temperatura të ulëta. Në to KURRË MOS fërgoni ushqim!

● Vajin e bademit, avokados apo të bërthamave të rrushit mund t;i përdorni pa u brengosur se do të digjet.

● Derisa zieni pastën, shtoni kripë për shije dhe vaj ulliri që të pengohet ngjitja. * Nëse djathi është shumë i butë për ta grirë në rende, futeni gjysmë ore në frigorifer me ngrirje të thellë.

● Të gjitha perimet të cilat rriten mbi tokë zieni në tenxhere pa kapak. Në të do të mbeten të gjithë përbërësit ushqyes dhe do të jenë më të shijshme.

● Kur gatuani peshk, lakër apo ndonjë gjellë tjetër posaçërisht aromatike, në shporet vendoseni një tepsi të vogël me uthull.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori