LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nga komuniteti egjiptian: Fuqia politike e Listës Serbe në kuvend po del të jetë më e madhe se 10 deputetë

Krasniqi nga komuniteti egjiptian: Fuqia politike e Listës Serbe në kuvend po del të jetë më e madhe se 10 deputetë

Elbert Krasniqi, nga komuniteti egjiptian, i cili drejton Iniciativën e re Demokratike të Kosovës, sipas rezultateve aktuale, ka fituar sërish ulëse në kuvend, mirëpo në një prononcim për Telegrafin ai shprehu shqetësimin e tij se pos Adrijana Hoxhiq dhe Adem Hoxhës edhe partia Iniciative Rome (RI) e cila po ashtu ka fituar ulëse në kuvend ka mbështetje nga Lista Serbe.

Krasniqi tha se këtë problem e kanë diskutuar vazhdimisht në debate zgjedhore, mirëpo siç tha ai nuk kanë mundur ta parandalojnë.

Sipas tij, me kombinimin e deputetëve romë dhe boshnjakë Lista Serbe në kuvend ka më shumë deputetë se 10-të.


“Fatkeqësisht nga votat të cilat i fitoj një parti Rome (RI) komuniteti ynë doli më pak i votuar dhe kështu kemi humbë në këtë legjislaturë vendin e dytë të cilin si komunitet e kishim në legjislaturën e kaluar. Për këtë problem serioz vazhdimisht edhe kemi diskutuar në debate zgjedhore mirëpo nuk ishte e mjaftueshme që të parandalohet. Pos Adem Hoxhës dhe Adrijana Hoxhiq dhe këta deputet nga RI kanë mbështetje nga Lista Serbe. Dhe në këtë kombinim fuqia politike e Listës Serbe në kuvend po del të jetë më e madhe se 10 deputetë”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu shtoi se tani e rëndësishme është që të gjitha partitë shqiptare si edhe nga komunitetet tjera të diskutojnë se si ta parandalojnë që Lista Serbe të ketë më pak mundësi të ndikojë në procese të rëndësishme vendimmarrëse.

“Edhe tani besoj që është shumë me rëndësi të gjitha partitë shqiptare dhe nga komunitetet në kuvend të diskutojmë se si do të mund të parandalojmë që në kuvend Lista Serbe dhe këto parti të kenë më pak mundësi të ndikojnë në procese të rëndësishme vendimmarrëse në Kuvend. Dhe sigurisht se si të parandalohet një gjë të tillë në zgjedhjet e tjera parlametare”, ka thënë ai.

Krasniqi edhe në legjislaturën e kaluar ishte pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), gjë të cilën tha se thotë se do ta vazhdojë edhe në legjislaturën e ardhshme.

“Ne jemi bashkë me VV-në, e se si do të jetë më e rëndësishme të funksionojmë në kuvend mbetet të definohet së bashku me Kurtin dhe LVV-në”, ka thënë ndër të tjera, Elbert Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Kalo në kategori