LAJMI I FUNDIT:

Prishtina tregon forcën ndaj Arbërisë, triumfon dhe vazhdon luftën për titull

Prishtina tregon forcën ndaj Arbërisë, triumfon dhe vazhdon luftën për titull

Prishtina ka treguar forcën në përballje ndaj Arbërisë duke e mposhtur në udhëtim.

Takimi i zhvilluar në Ferizaj i ka takuar kryeqytetasve me rezultat bindës 0-4.

Vetëm pas nëntë minutash lojë, u shënu goli i parë në këtë sfidë kur Leonit Abazi plasoi një goditje të fuqishme për të kaluar kryeqytetasit në epërsi 0-1.


Anësori gjilanas nuk u ndal me vetëm një gol dhe në minutën e 21-të realizoi të dytin personal dhe për klubin e tij për 0-2.

Tetë minuta para se skuadrat të shkojnë në pushim, sulmuesi gjilanas i bardhekaltërve, Leotrim Kryeziu realizoi për 0-3.

Pas rezultatit të thellë, Prishtina administroi mjaftë mirë ndeshjen në pjesën e dytë, duke mos rrezikuar shumë.

Gjithsesi krejt në fund të ndeshejs, djelmoshat e Zekirija Ramadanit shënuan edhe golin e katërt.

Leotrim Kryeziu asistio bukur te Besnik Krasniqi i cili gjuajti nga afërsia për rezultatin përfundimtar 0-4.

Dhjetë herë kampionët e vendit tashë kanë të mbledhura 38 pikë, tri më pak se Ballkani që ndodhet në pozitën e dytë dhe gjashtë më pak se Drita që kryeson kampionatin, por që kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiro.

Arbëria për momentin nuk ndryshon pozicion në renditjen tabelare, mirëpo rrezikon shumë pasi që ka vetëm 22 pikë, ndërkohë që kundërshtarët direkt për mbijetesë kanë për të zhvilluar ndeshjen e kësaj jave.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina do ta luaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ derbin e madh kosovar ndaj Dritës.

Ndërkohë skuadra e Arbnor Morinës do të ketë punë më të lehtë pasi luan në udhëtim te Besa e Pejës. /Telegrafi/