LAJMI I FUNDIT:

Një numër i madh i yjeve që Wenger pothuajse nënshkroi me ta te Arsenali: Messi, Cristiano, Pique … dhe në fund Mbappe

Një numër i madh i yjeve që Wenger pothuajse nënshkroi me ta te Arsenali: Messi, Cristiano, Pique … dhe në fund Mbappe

Trajneri i njohur francez, Arsene Wenger, ka treguar se si sa ishte pjesë e Arsenalit, ishte shumë afër ose kishte nënshkruar me disa nga yjet aktualë të futbollit.

Fillimisht ai ka folur për Kylian Mbappen, i cili është kthyer në njeriun e momentit në futbollin evropian.


“Isha në shtëpinë e tij kur ai ishte i pavendosur nëse do të zgjaste kontratën e tij me Monacon. Ai mund të kishte ardhur falas në Arsenal”,  fillon rrëfimin e tij Wenger për beIN Sports.

Sky Sports ka kujtuar edhe disa rastet të tjera kur trajneri foli për nënshkrime të mundshme që nuk u bënë kurrë, dhe lista e lojtarëve është e gjatë.

“Ne i dëshironim Cesc Fabregasin, [Gerard] Piquen dhe [Lionel] Messin, por në fund erdhi vetëm një”.

“Ishte një kohë kur ata të gjithë luanin së bashku te Barcelona, por vetëm Messi qëndroi atje”.

“Ne u përpoqëm t’i merrnim të tre, por vetëm një erdhi. Kryesisht për shkak të agjentëve”, tregon Wenger.

Por jo vetëm Messin, pasi Arsenali ishte afër edhe rivalit të tij më të madh, Cristiano Ronaldos.

“Ai ishte këtu me nënën e tij dhe ne ishim shumë afër.  Por erdhi Manchester United, të cilët e kishin Carlos Quieroz si ndihmës të tyre”.

“Ata luajtën kundër tij ndaj Sporting [CP]; Ronaldo shkëlqeu dhe ata nënshkruan me të.

Ka qenë edhe Cristiano Ronaldo që e ka mbështetur këtë histori, duke thënë se ai ishte vetëm një hap larg Arsenalit dhe se i vlerëson shumë si klub.

Një tjetër nënshkrim ishte Jamie Vardy. Wenger pretendon se ai “i ofroi atij shumë para, por Leicester nuk donte ta humbte”.

I fundit nga emrat e mëdhenj ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili si 17-vjeçar ishte në klub, por nuk pranoi të bënte prova. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori