LAJMI I FUNDIT:

Osmani ndan Medalje Presidenciale për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Osmani ndan Medalje Presidenciale për 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka ndarë sot Medaljen Presidenciale Ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për kontributin e tyre në fushën e mbrojtjes së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Në njoftimin e Presidences thuhet se Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së për vite me radhë është shquar për punën e tij në misione të ndryshme të kërkim-shpëtimit, brenda dhe jashtë vendit.


Osmani me Medaljen Presidenciale të Meritave ka nderuar regjisoren Blerta Basholli për kontributin e saj në fushën e kulturës.

Filmi ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmimet kryesore të festivalit të madh të filmit në SHBA, Sundance Film Festival.

Ceremonia e ndarjes së Medaljeve Presidenciale do të organizohet në ditët në vijim. /Telegrafi/