LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse çifti Barcelona -PSG është më tërheqësi i kësaj faze në Ligën e Kampionëve

Pesë arsye pse çifti Barcelona -PSG është më tërheqësi i kësaj faze në Ligën e Kampionëve

Barcelona mirëpret Paris Saint-Germain në “Camp Nou” sonte në mbrëmje për ndeshjen e parë të 1/16 së Ligës së Kampionëve. 

Sikur mos të mjaftonin skuadrat bazë të ekipeve, ka edhe shumë intriga shtesë në këtë ndeshje.

MARCA ka zgjedhur disa nga arsyet se pse kjo ndeshje nuk duhet të humbet.


1.PSG që është vënë pas Messit

Nuk është sekret që klubi francez dëshiron të nënshkruajë me Lionel Messin dhe atë si transferim falas në këtë verë, kur kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Argjentinasi, megjithatë, ende nuk ka marrë një vendim dhe aktualisht është i përqendruar në fiksimin e tij të madh për të fituar një tjetër Ligë të Kampionëve me Barcelonën.

PSG aktualisht qëndron në rrugën e tij drejt kësaj ëndrre.

2.Neymar: Lufta e dy palëve

PSG duke paguar klauzolën e Neymar në vlerë 222 milionë euro në vitin 2017 kishte trandur Barcelonën, dhe që nga ajo kohë po presin për hakmarrje.

Messi donte që Neymar të kthehej përkrah tij dhe Barcelona u përpoq ta nënshkruante me të pas 18 muajsh, por klubi i Parisit u ndje i fyer dhe nuk ishte i gatshëm të negocionte.

3.Gjyqtari Aytekin: Asnjëherë nuk harrohet

Rikthimi epik i Barcelonës në këtë fazë të turneut në vitin 2017 është ende i freskët në kujtesë, ashtu siç është edhe pretendimi i PSG-së për gjykimin e asaj nate.

Klubi francez ishte i zhgënjyer nga vendime e gjyqtarit gjerman Deniz Aytekin, ndërsa Barcelona fitoi 6-1 në “Camp Nou” për të përmbysur një deficit nga ndeshja e parë 4-0.

4.Pochettino: Një rival i vjetër

Trajneri i PSG -së, Mauricio Pochettino ka një histori të gjatë rivaliteti me Barcelonën, pasi ka qenë kapiten i parë dhe më pas trajner te Espanyol.

Ai në të kaluarën kishte thënë se nuk do ta konsideronte kurrë të merrte drejtimin e Blaugranave.

5.Real Madrid shikon Mbappe … dhe dashuria e Keylor Navas

Ka shumë interes se si Kylian Mbappe do të luajë në Camp Nou të martën dhe atë pa, Neymarin.

Nuk është sekret që Real Madridi do të dëshironte ta sillte Mbappen në kryeqytetin spanjoll dhe ata do të dëshirojnë të shohin se si ai paraqitet kundër Barcelonës.

Keylor Navas, ndërkohë, nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për Real Madridin dhe nuk do të donte asgjë më shumë sesa të rrëzonte rivalët e tij të vjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

“Ky ekip i Realit nuk është Galacticos”, Seedorf nis një debat në lidhje me ekipin aktual të Los Blancos

La Liga
Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez, mësohet sa kohë do të mungojë ylli spanjoll

Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez, mësohet sa kohë do të mungojë ylli spanjoll

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Kalo në kategori