LAJMI I FUNDIT:

“Palmën, rërën dhe shtretërit me vete drejt plazhit në kamion”, imazhi që është bërë viral

“Palmën, rërën dhe shtretërit me vete drejt plazhit në kamion”, imazhi që është bërë viral

Një foto e realizuar në një rrugë në Dalmaci bëri që shumë njerëz të qeshin për shkak të komenteve që mori kjo foto.

Në faqen në Facebook Daily Dose of the Average Dalmatian, u botua një foto e një kamioni që transportonte dheun, si dhe disa shtretër për plazh dhe një palmë, me një shënim që është duke shkuar për në plazh, transmeton Telegrafi.


Kjo foto kishte pranuar mijëra komente duke bërë shaka me atë që po e voziste kamionin.

“Djali po ngiste një palmë dhe shtretër të plazhit, nuk e di cili është problemi”, “Plazhi po lëviz nga një vend në tjetrin dhe palma është në maje”, “Ishull privat për shitje”, ishin disa nga komentet më qesharake të komentuesve. /Telegrafi/