Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar qendrën e votimit në shkollën fillore “Dardania”, ku është njoftuar nga afër me procedurat e procesit zgjedhor në një qendër të votimit dhe në vendvotim, me ç’rast e ka quajtur impresionues organizimin e zgjedhjeve në Kosovë.
Ai ka porositur qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat kundër COVID-19, teksa ka thënë se është ende herët për të dhënë një konkludim lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po mbahen sot.
“Edhe pse moti është sfidues ne kemi dal për të monitoruar zgjedhjet. Deri tash është vështirë të japim një konkludim konkret por mund të shoh se njerëzit nëpër qendrat e votimit kanë njohuri për procesin dhe dinë çfarë po bëjnë, janë të vetëdijshëm për rëndësinë. Organizimi i zgjedhjeve është bukur impresonues. Natyrisht kemi parë se ka edhe vështirësi për shkak të pandemisë COVID-19 dhe të gjitha masave që duhet të ndërmerren lidhur me pandeminë. Kam dëshirë t’iu them të gjithë atyre që duan të votojnë që ai ose ajo duhet t’i respektojnë masat kundër pandemisë”, tha ai.
Ai ka paralajmëruar se do të ndjek nga afër procesin e votimit edhe në regjione tjera.
Nga përshtypjet e para që ka marrë në shkollën “Dardania” në Prishtinë, Szunyog u shpreh optimist se kushtet atmosferike nuk do të pengojnë qytetarët që të dalin për të votuar.
“Ne jemi interesuar për pjesëmarrjen e votuesve në këto zgjedhje. Natyrisht këtu në Prishtinë qasja është më e lehtë në vendvotime, por deri më tani kemi parë se kushtet atmosferike nuk kanë pasur efekt negativ në daljen e qytetarëve për të votuar. Por, prapë do të na duhet të presim gjatë ditës për të parë sa do të jetë pjesëmarrja në këto zgjedhje. Gjithashtu planifikojmë që të dalim dhe jashtë Prishtinës, të shikojmë sesi regjionet tjera po votojnë. Kushtet atmosferike janë të vështira por ne do të tentojmë të dalim për të monitoruar edhe regjionet tjera”, shtoi ai.
Në shkollën fillore të mesme të ulët “Dardania” në Prishtinë të drejtë vote kanë 11 mijë e 558 persona. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Disa qytete do të marrin pajisje të reja zjarrfikëse nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale