LAJMI I FUNDIT:

Mbështetësit e Alexei Navalnyt ndryshojnë formën e protestës

Mbështetësit e Alexei Navalnyt ndryshojnë formën e protestës

Përkrahësit e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny po planifikojnë të ndryshojnë formën e protestës.

Më 14 shkurt ata do të protestojnë duke përdorur dritën nga telefonat, elektrik dore dhe qirinj për të mbështetur Navalnyn, pavarësisht paralajmërimeve se mund të përballen me akuza penale nëse marrin pjesë në protesta.

Ekipi i Navalny u ka bëri thirrje njerëzve në të gjithë Rusinë të ndezin dritën në telefonin e tyre për 15 minuta duke filluar nga ora 20:00 dhe ta kthejnë atë nga qielli.


Ata gjithashtu mund të shprehin solidaritetin me Navalnyn duke mbajtur ndonjë elektrik dore lart ose duke ndezur qirinj në një formë zemre pasi me këtë datë përkon edhe Festa e Shën Valentinit. Pjesëmarrësve të protestës u është thënë të postojnë fotografitë e tyre në mediet sociale.

Kjo formë e protestës, sipas organizatorëve është përgjigje ndaj valës së parë të dhunës dhe shtypjes ndaj protestuesve nga ana e forcave të sigurisë.

Ata kanë thënë se këtë formë të protestës e kanë menduar për t’ia bërë më të vështirë policisë të intervenojë. Rregullatori federal i medias ruse më 12 shkurt urdhëroi mediet, përfshirë Shërbimin Rus të Radios Evropa e Lirë, të fshijnë të gjitha raportet në lidhje me protestën e planifikuar.

Në urdhër thuhej se autoritetet ruse do ta konsiderojnë çdo raportim në lidhje me protestën si një thirrje për njerëzit që të marrin pjesë në një demonstrim publik të pa sanksionuar.

Protesta i kushtohet gjithashtu gruas së Navalnyt, Yulia Navalnaya, e cila u largua nga Rusia dhe fluturoi në Gjermani më 10 shkurt. Asnjë shpjegim nuk është dhënë për largimin e saj. Ajo ishte arrestuar kohët e fundit për shkak të pjesëmarrjes në protesta që kërkonin lirimin e burrit të saj.

Navalny është arrestuar muajin e kaluar, pasi ka arritur në Moskë nga Gjermania.

Në Gjermani, ai është trajtuar për helmimin me agjentin nervor Novichok. Navalny ka fajësuar direkt Kremlinin, por ky i fundit e ka mohuar përfshirjen.

Autoritetet ruse e kanë arrestuar në bazë të disa akuzave të mëhershme për përvetësim fondesh. Sipas Navalnyt, ato janë të motivuara politikisht.

Javën e kaluar, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se vendet anëtare do të vendosin për hapat e rinj kundër Rusisë, që mund të përfshijnë edhe sanksione. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit

Botë
Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Flakët masive rrethojnë dy burra dhe një qen në një shtëpi në Los Angeles, publikohet videoja që tregon momente tensioni

Amerika
Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Anija kozmike kap fotografi mahnitëse të planetit më të vogël të sistemit tonë diellor

Botë
Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Zjarret në Kaliforni, Blerim Gjoci: Na erdhi urdhri për evakuim, u bëmë bashkë një grup shqiptarësh

Amerika
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Botë
'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

'E ardhmja është në duart tona': Shkencëtarët e konfirmojnë, viti 2024 më i nxehti në histori

Botë
Kalo në kategori