LAJMI I FUNDIT:

Kurti flet për fjongot e kuqe dhe kuptimin e sloganit “Krejt dhe Drejt”

Kurti flet për fjongot e kuqe dhe kuptimin e sloganit “Krejt dhe Drejt”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka thënë se fjongot e kuqe nëpër kryeqytet janë vendosur nga simpatizantët e LVV-së, dhe nuk kanë të bëjnë me akuzat që po u bëhen për komunizëm.

Ai tha se me 14 shkurt është dita e zgjedhjeve dhe dita e dashurisë e zemrave, prandaj nuk e di se cili mund të jetë problemi me këto fjongo të kuqe.

‘Ato janë fjongo të kuqe të cilat i kanë vendosur simpatizantët tonë dhe nuk kanë të bëjnë me ato akuza të cilat na bëhen neve. Të dielën e 14 shkurtit është dita e zemrave, është dita e dashurisë, nuk e di çfarë problemi mund të kenë ata më këtë”, tha Kurti, përcjellë Telegrafi.


Kurti po ashtu foli edhe për sloganin me të cilin u prezantua LVV-ja në këtë fushatë parazgjedhore, ku shpjegoi kuptimin e tij.

“Për besë nuk ka të bëjë asgjë me ato insinuata ose imagjinata. Ne kur themi “Krejt”, mendojmë të gjithë qytetarët e Republikës të dalin në referendum. Ne kemi bërë koalicionit parazgjedhor, dhe rrjedhimisht i kemi shndërruar zgjedhjet në referendum, sepse edhe situata është e tillë, duhet të bërë një prerje mes keqqeverisjeve të kaluara dhe të rikthehemi te qeverisja e mirë, pranvera e vitit të kaluar që zgjati gjithsej 50 ditë, nuk ka të bëjë me pushtetin por me qytetetarët që duhet të dalin krejt në zgjedhje, ne kemi thënë është referendum, andaj krejt duhet të dalin. Kemi vënë theksin te drejtësia dhe punësimi, kur themi “Drejt” e kemi fjalën që të ecim drejt pa ato devijimet, korrupsioni të cilat qytetarët dëshmuan se janë mësuar t’i shohin te pushteti por jo te populli”, tha Kurti në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori