Formati i ri i Ligës së Kampionëve mund t’i detyrojë kampionatet shtetërore që të zvogëlojnë numrin e klubeve
Klubet kryesore të Evropës po bëjnë presion për ndryshime në garën më të madhe të futbollit evropian.
Këto klube shpesh kanë kërcënuar me prezantimin e një Superligë Evropiane që do të rriste të ardhurat financiare dhe interesimin e shikuesve.
Shumë klube kanë shkuar tashmë tek UEFA duke bërë përpjekje për të arritur një marrëveshje, duke krijuar një situatë të ngjashme sikurse në vitet 1990, ku pastaj më në fund u krijua Liga e Kampionëve që është aktualisht.
Nëse projekti do të realizohej, natyrisht do të kishte një efekt në kampionatet vendore nga vijnë klubet.
Klubet kryesore duan të vazhdojnë me garat e tyre në kampionat, por përparësi mbetet akomodimi në Superligën e re.
Kjo do të nënkuptojë zvogëlimin e numrit të klubeve në garat kampionate ose nevojën për formate të reja.
UEFA dhe FIFA gjithmonë kanë mbështetur idenë që ligat të mos kenë më shumë se 18 skuadra dhe ky është propozimi që ata kanë bërë për çdo garë të re.
La Liga është një nga kampionatet që gjithmonë ka qenë kundër zvogëlimit të numrit të skuadrës (20).
Mundësia e grupeve me nga gjashtë ekipe
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i kupton shqetësimet e klubeve, por synon të prezantojë një format të ri të Ligës së Kampionëve në verën e vitit 2024.
Ndryshimi që do të behët do të sjellë më ndeshje, me grupe me nga gjashtë skuadra (10 ndeshje minimale në grupe) me 36 skuadra pjesëmarrëse në vend të 32 që janë aktualisht.
Formati nuk është përfundimtar megjithatë dhe mund të rregullohet në muajt e ardhshëm.
Problemi kryesor është sa i përket parave. Shuma aktuale e çmimit të fituesit të Ligës së Kampionëve është 110 milionë euro, larg nga 500 milionë që supozohet të ketë fituesi i Superligës së Evropës.
Oferta aktualisht është në tavolinë dhe nëse arrihet një marrëveshje, shkurtimi i kalendarit në kampionatet aktuale do të jetë e domosdoshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare – tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme
Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re
Carlo Ancelotti po ‘akuzohet’ për mungesë rrotacioni – dy lojtarët që e vuajtën më shumë
Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme
Carlo Ancelotti po 'akuzohet' për mungesë rrotacioni - dy lojtarët që e vuajtën më shumë
Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve
Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re
Tri klube angleze rrezikojnë dënimin me heqje të pikëve – vendimi do të merret sot
Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri