LAJMI I FUNDIT:

Milani kërkon rikthimin e Pessinas në San Siro, por tani duhet të paguajnë shumë më shumë se sa e shitën

Milani kërkon rikthimin e Pessinas në San Siro, por tani duhet të paguajnë shumë më shumë se sa e shitën

Matteo Pessina është lojtari i ri që ka filluar të dalë në skenë te Atalanta.

Mesfushori italian ka qenë hero i bergamaskëve në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kur shënoi dy gola ndaj Napolit dhe Atalanta u kualifikuar në finale.

23-vjeçari tani është në listën e dëshirave të Milanit, që mund të mbesin pa turkun Hakan Calhanoglu të cilit i skadon kontrata në verë.


Rossonerët duan afrimin e mesfushorit ofensivë i cili po konsiderohet si me të ardhme të ndritur.

Por problemi qëndron tek vlera e tij e cila vazhdimisht është në rritje dhe për momentin Pessina kushton 15 milionë euro.

Reprezentuesi italian këtë sezon ka zhvilluar 22 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistime, derisa Pioli e pëlqen shumë.

Pessina sa ishte pjesë e Milanit

Lojtari më parë ka qenë pjesë e Milanit, pasi Rossonerët e morën në moshën 17-vjeçare nga Monza, por në vitin 2017 e shitën për 1,6 milionë euro.

Vet lojtari ka mirëpritur interesimin nga Milani, por Rossonerët duhet të shpenzojnë shumë më shumë se sa e shitën për ta rikthyer atë në San Siro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Ndërkombëtare

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Premier League
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga
Kalo në kategori