LAJMI I FUNDIT:

PZAP shqipton mbi 43 mijë euro gjoba partive politike

PZAP shqipton mbi 43 mijë euro gjoba partive politike

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar tri gjoba për partitë politike, të cilat arrijnë shumën e 43 mijë e 700 euro.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP ka pranuar si të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë ka refuzuar të pabazuar dhe 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.


Sipas njoftimit të PZAP-it, AAK-ja është dënuar me 22 mijë e 700 euro, Nisma Socialdemokrate 20mijë euro dhe PDK-ja me 1 mijë euro.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP-i, në seancën e mbajtur  me datën 11.02.2021 ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore. Lëvizja Vetëvendosje! Ka paraqitur dy (2) ankesa, një (1) kundër PDK, dhe një (1) kundër AAK, Lidhja Demokratike ka paraqitur një (1) ankese kundër AAK, Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri (3) ankesa kundër AAK, një (1) ankesë kundër PDK, një (1) ankesë kundër LDK, një (1) ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një (1) ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana Hodzic dhe,  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një (1) ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec”, thuhet në njoftim.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

“AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro, NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro, PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro, Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro”, thuhet nw njoftim.

Sipas njoftimit, natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i gjuhës se urrejtjes, mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim, shkelja e Kodit te Mirësjelljes, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve , vendosja e shiritave të kuq në  rrugë, largim nga lista e votuesit, vendosja e posterëve në shtylla elektrike, vendosja e posterave në objekte publike.

Ndryshe, dy ditë më parë PZAP-ja ka shqiptuar po ashtu gjoba për disa nga partitë politike.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura në këtë institucion që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Nga këto ankesa 8 kanë pasur të bëjnë me fushatën zgjedhore kurse një ka qenë për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit.

“Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara: AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,700 euro, LDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000 euro, dhe PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000 euro. Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,700 euro”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posterave në rrugë publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori