LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj për programin e Aleancës: E pëlqejnë edhe rivalët, prandaj po e kopjojnë

Haradinaj për programin e Aleancës: E pëlqejnë edhe rivalët, prandaj po e kopjojnë

Kandidati për President të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se programin qeverisës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e pëlqejnë rivalët e tyre, prandaj sipas tij edhe po e kopjojnë.

Haradinaj foli për programin e AAK-së, ku tregoi se një vëmendje të madhe ju ka kushtuar pjesës ekonomike, për shkak gjendjes në të cilën ndodhemi.

“Qytetarët gjatë kohës sa kemi qenë në pandemi, hetohet se kanë pasur fokus në tema dhe shihet një vetëdije e ngritur e sfidave që e presin Kosovën, sidomos pasojat në ekonomi, këtu e kanë interesin e madhë qytetarët, ne u kemi dhënë përgjigje me program që është pritur respektueshëm.  Nese flasim për sigurinë, situata vazhdon nga gjendje e vazhdueshme që është stabile dhe duhet me e ngritë. Politika e jashtme është bukur e njohur, ndërsa ajo që ka ndryshuar shumë është se nga ajo ekonomi që ka pasur rritje, kemi rënie të madhe dhe kjo është e bënë situatën emergjente dhe duhet të ndalet rënia ekonomike. Kjo na ka shty që fokusin kryesor me ia dhënë ekonomisë’, ka thënë Haradinaj në KTV.


Haradinaj më tej tregoi se në çfarë mënyrë do të funksionojë programi që e kanë përpiluar, për daljen e kësaj krize ekonomike.

Ai tha se nuk mundet të ritet ekonomia me rritjen e taksave, ku sipas tij e vetmja mënyrë e rritjes së ekonomisë është me paranë e re.

‘Kemi situatë interesante në zgjedhje, jemi dalë të parët me program, dhe afërsisht është përsëritë nga të tjerët, nëse i merrni me kohë për rimëkëmbjen ekonomike dhe i përcjellni partitë e tjera dhe e shihni se e kanë marrë që është normale. Partitë e kanë të qartë se s’munden me rritje të taksave me e rritë ekonominë, e vetmja është parja e re, si me e ristruktuar. Fondi emergjent 1 miliardësh, 200 milionë janë rialokim, 100 euro për secilin qytetaër, 170 milionë të futura në treg e ndryshon menjëher, 100 milionë me i marrë nga AKP, me e aktivizuar fondin për garancion të kredive që është 100 milionë me e dhënë për kredi të lehta, dhe 600 milionë me i marr hua, kredi që nuk do ta rrisin  borxhin publik dhe Banka Kosovare për Zhvillim, për një bankë të karakterit që i përshtatet kërkesave të sektorit privat, ku janë do modele si Sllovenia e Kroacia. Tregu i kapitalit ose bursa shqiptare është e treta. Këto të dyja janë plane më afatgjate. S’jam kundër as për aministi fiskale, duhet menduar edhe legalizim të tregjeve, pra ideja është me i gjetë ato instrumente si me arrit deri te të hyrat e reja në ekonomi’, tregoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Si shkak i shembjeve të mëparshme, minierën e Artanës e “merr” uji

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori